GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gerond Meçe mori 46 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI dhe kompaninë e kaloi në emrin e mamit

10:56 - 13/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Gerond Meçe mori 46 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI dhe kompaninë e kaloi në emrin e mamit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është një pyetje, të cilën duhet t’ia kenë bërë në SPAK, ku më pas e kaloi kompaninë e tenderave sekrete në emrin e mamasë 75-vjeçare Shegush Meçe. 52-vjeçari Gerond Meçe është pronari prestanome i kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, me objekt tregetim dhe import-eksport i paisjeve elektronike dhe informatike.

E themeluar në vitin 2002, kompania ishte një firmë e zakonshme, xhiroja vjetore e të cilës nuk i kalonte 1 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 10 % e xhiros. Kompania nisi të lulëzojë pasi futi duart në paratë publike, pa bërë asnjë punë, thjeshtë duke u kthyer në çantë që lëvizje para nga Thesari Shtetit drejt xhepave të errët.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 46 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, për tendera sekretë, përmes procedurave të manipuluara dhe kontrata fiktive. Fakti që e vesh me hije korrupsioni dhe pastrimi parash kompaninë ABS dhe brigadierin e saj Gerond Meçë është se përfitimi i parave publike me procedura sekrete dhe mungesa e shpenzimeve.

ABS mund të jetë e vetmja kompani në Shqipëri, fitimi i të cilës është gati sa xhiroja vjetore, evidencë që tregon se kompania nuk ka zbatuar kontratat për shërbimin e kontraktuar nga AKSHi, por thjeshtë ka përlarë paratë nga buxheti i shtetit. Nëse fitimi i kompanive të të njëjtës fushë është 2 deri në 10 % e xhiros, fitimet e ABS janë mbi 30 %.

Pjesa tjetër e parave dyshohet se është transferuar në kompninë Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions në pronësi të Meçes dhe në kompani të tjera me faturime fiktive. Edhe fitimi i deklaruar nuk është kthyer në kapital, por është devijuar në xhepa të tjerë.

Po ku kanë përfunduar 46 milionë euro para publike që ngrakoi në kurriz brigadieri Gerond Meçe? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje BKH dhe SPAK mjaftojnë të lexojnë librin e shitjeve dhe blerje të kompanisë në tatime, transaksionet, kontratat dhe shpenzimet.

Fshihet pas mamit

Sa herë ‘nuhat’ praninë e rrezikut të SPAK-ut dhe rrezikun e ekspozimit, Gerond Meçe zhduket, duke u fshehur pas mamasë së tij 75-vjeçare Shegush Meçe, të cilën e bën pronare në letra të kompanisë, me shpresën se në rast goditje nga SPAK, ai do t’i shpëtojë përgjegjësisë penale. Kur rreziku i perceptuar kalon, 52-vjeçari shfaqet duke i kaluar aksionet e kompanisë në emrin e tij.

(Shegush Meçe)

Disa muaj më parë, kompania e pajisjeve elektronike ABS nisi të lakohej për ‘prokurimin’ e miliona eurove para publike me procedura sekrete. Tronditja u reflektua menjëherë nga Gerond Meçe, i cili në 25 maj 2025 ‘hoqi dorë’ nga kompania e tij, duke ia kaluar aksionet mamasë Shegush Meçe.

Kompania Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, u themelua në vitin 2002 nga Shegush Meçe, ndonëse evidencat tregojnë se pronari real ka qenë dhe është i biri Gerond Meçe.

Në mars të vitit 2010, zonja Shegush Meçe largohet nga kompania, duke ia dhuruar aksionet të birit. Gerond Meçe bëhet pronar faktik dhe formal.

Në vitin 2021, SPAK, dy vjet pas themelimit, dha sinjalet e para për goditjen e korrupsionit me tendera. Gerond Meçe vendosi të largohet si administrator i kompanisë ABS, duke caktuar shtetasen Eriksela Shuli.

Aktualisht, kompania e tenderave korruptivë ABS shpk, formalisht është në duart e dy zonjave, Shegush Meçe ‘pronare’ dhe Eriksela Shuli administratore, ndërsa Gerond Meçe vijon pazaret nëpër skutat e Tiranës për të finalizuar përfitimet e radhës.

Kompani ‘çantë’ për lëvizjen e parave

Në janar të vitit 2020, Gerond Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions, me ojekt dizenjim, zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemit softuer, me adresë Rruga “Murat Toptani” në Tiranë, Qendra Biznesit EUROCOL, kati 8-të.

Notere rezulton Laura Pustina, motra e Andia Pustina, financieres së aferave të Familjes Berisha, e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Laura Pustina njihet si notere e Familjes Berisha.

Si administratore për t’i lënë ‘gjurmët e gishtave’ në punët e kësaj kompania Gerond Meçe ka caktuar Eriksela Shulin. Kompania nuk rezulton të ketë transaksione me thesarin e shtetit, por qarkullon diferencën e parave që mbetet nga ndarja e fitimit tek kompania e tenderave ABS.

Artificial Intelligence Business Solutions nuk kryen ndonjë veprimtari, nuk ka punonjës dhe nuk rezulton me shpenzime. Fitimi i saj është sa xhiroja. Kompania e dytë shërben si çantë për të larguar paratë vjedhura publike përmes kompanisë ABS shpk.

Shantazh dhe kamuflim

Krahas fshehjes pas Shegush Meçes dhe Eriksela Shulit, për të cilat mendon se mund të bëjnë burg në vend të tij, Gerond Meçe, për shkak të frikës nga SPAK-u, ka nisur që të tërhiqet përkohësisht nga përfitimi i drejtëpërdrejtë i parave publike, duke tentuar të përdorë dhe përfitojë përmes kompanive të tjera, me objekt të njëjtë veprimtarie.

Ditët e fundit, Gerond Meçe, nga një prej përfituesve më të mëdhenj të tenderave sekretë të AKSHI-t dhe institucioneve të tjera, befas ka nisur të ankohet në KPK për kualifikime të padrejta në procedura tenderuese, të kundërshtojë kriteret që i pëlqenin më parë dhe të futet në tendera me ofertë të ulët.

Urithi i tenderave nuk synon të shpallet fitues i tenderave të radhës nga frika e SPAK, por nga ana tjetër kërkon të hyjë në pazar me kompanitë e tjera fituese, për të përfituar në tavolinë përqindjen e vlerës së ofertës fituese, pa rrezikuar. Nga ofertat për pazar, Meçe ka kaluar në shantazh ndaj disa biznesmenëve, duke i kërcënuar se do të bëhet pengesë në procedurat tenderuese nëse nuk i japin përqindjen që kërkon. /Prapaskena/

 

 

Etiketa: ABSGerond MeçeKryesore1tendera sekret

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Skandal në Tepelenë: Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike

Skandal në Tepelenë: Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com