GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gerrard nuk e pengon dot, Liverpool mposht me vuajtje Aston Villan

23:11 - 10/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gerrard nuk e pengon dot, Liverpool mposht me vuajtje Aston Villan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liverpool nuk dorëzohet në luftën për titull dhe mposht në ndeshjen e prapambetur të javës së 33-të Aston Villan me rezultatin 2-1. Ekipi i Klopp arriti të përmbyste disavantazhin falë golave të Matip e Mane dhe barazohen me pikë me kryesuesit, në pritje të sfidës Wolves-Manchester City.

Sfida nis menjëherë në malore për Liverpool që e shikon veten në disavantazh pas vetëm tre minutash lojë. Alisson arrin të ndalë në goditjen e parë Douglas Luiz, por në tentativën e dytë pasi topi iu rikthyer braziliani nuk fali duke e çuar topin në rrjetë.

Menjëherë vjen edhe reagimi i Liverpool që pas tre minutash vendos ekuilibrat me Joel Matip. Mbrojtësi përfiton nga një trazirë në zonë dhe me portën e boshatisur i çon shifrat në 1-1.

Gjithçka rinis nga fillimi dhe Liverpool kërkon të kalojë në epërsi, por Sadio Mane shpërdoron një rast të artë. Të njëjtën gjë bën edhe pak minuta më vonë Danny Ings që nuk mposht dot portierin Allison.

Pjesa e parë mbyllet në ekuilibër, ndërsa në pjesën e dytë, Liverpool është më luftarak dhe e nis menjëherë në sulm. Shkëndijën e parë e jep Trent Alexander-Arnold që provon nga goditja e dënimit, por topi nuk gjen kuadratin.

Lojtarët e Liverpool nuk e ndjejnë presionin e kohës që kalon dhe Sadio Mane i jep epërsinë ekipit të tij me një goditje me kokë pas një harkimi të bukur nga Luis Diaz.

Pas golit Aston Villa ka dy raste të mira shënimi, por Danny Ings tregohet i paqartë dhe nuk i shfrytëzon si duhet mundësitë. Shpërdoron dhe Liverpooli që humbet disi qartësinë për të finalizuar pasimin në metrat e fundit. Edhe Allison do të luante një rol kyç për Liverpoolin që ndali Ings nga shumë pranë portës.

Për një moment ngrinë buzëqeshja e Klopp kur Aston Villa gjen golin e avantazhit me rrezikun konstant Danny Ings, por për fatin e mirë të Liverpool gjithçka anulohet për një pozicion jashtë loje.

Ekipet vazhdojnë të provojnë, por mungon finalizimi dhe sfida mbyllet kështu me fitoren e Liverpoolit që del nga kjo transfertë e vështirë me tre pikë të arta në luftën për titull.

Lajme të lidhura

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë
Sport

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Para
Shqipëria dështon, kënga e Ronela Hajatit nuk kalon në finalen e Eurovizionit

Shqipëria dështon, kënga e Ronela Hajatit nuk kalon në finalen e Eurovizionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com