GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gërvalla: Daçiç? Nga një anëtar i regjimit të Millosheviçit nuk…

12:16 - 07/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Gërvalla: Daçiç? Nga një anëtar i regjimit të Millosheviçit nuk…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, në raportim para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ndër të tjera, foli edhe për sfidën në raport me pesë vendet e BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Ministrja Gërvalla tha se pavarësisht këtij fakti, me disa prej tyre, Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare dhe kulturore. Madje, ajo u shpreh se prej Greqisë, pret që së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj.

“Pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes, sepse nuk shoh dileme nëse Kosova dhe Greqia janë shtete partnere”, tha ministrja Gërvalla, duke shtuar se -“natyrisht që ne nuk mund t’i imponojmë vullnetin tonë asnjë shteti të pavarur dhe sovran”.

Gjatë raportimit para Komisionit, ministrja Gërvalla tha se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në maj të vitit të kaluar, kurse Gërvalla tha se shpreson që ky proces të jetë çështje muajsh, e jo vitesh.

“Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Europës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani”, tha Gërvalla.

“Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.

Ndërkaq, për aplikimin në Bashkimin Europian, Gërvalla tha se duhet të bëhet lobim edhe pse thotë se si proces do të zgjasë, siç ndodh edhe me vendet e tjera, duke shtuar se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor.

Ministrja tha se tashmë ambasadorët nuk paguhen njësoj, por sipas standardit dhe indekseve  ndërkombëtare.

“Por hapi është i duhur. Ambasadori në Podgoricë e ai në Tokio, nuk mund ta kenë pagën e njëjtë”, tha Gërvalla, duke shtuar se është rishqyrtuar kjo çështje, por duhet punuar edhe më tej.

Gërvalla u pyet edhe për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili raportohet në mediat sllovene si person i përfshirë në transaskione të dyshimta.

Por ministrja Gërvalla, duke iu drejtuar deputetes Time Kadrijaj nga AAK, që e parashtoi këtë pyetje, u shpreh se -“do të vijë dita që ju do të skuqeni për këtë që po i bëni ambasadorit Berishaj”.

Ajo tha se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se është një media në Slloveni që merret me këtë temë dhe që e njëjta ngjarje ripërtypet në Kosovë.

Sa i përket çështjes së revokimit të njohjeve nga vende të ndryshme të raportuara nga Serbia dhe lobimit që ky vend bën në dëm të Kosovës, ministrja  Gërvalla tha se të gjitha do të demantohen një nga një.

“Jemi duke punuar me secilin shtet veç e veç, si ne ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë për të parë nëse ka ndonjë lëvizje, por deri më tani nuk ka asnjë indikacion për çnjohje të pretenduara”, tha Gërvalla.

“Se Daçiçi gënjen, kjo nuk besoj se duhet dëshmuar sepse ai ka 30 vjet që e bën këtë. Nga një person që ka qenë pjesë e regjimit të Millosheviçit, nuk ke çfarë të flasësh për të”.

Ministrja Gërvalla kërkoi mirëkuptim që për shkaqe të kohës, të mos zgjatet raportimi më shumë se një orë, kurse javën tjetër tha se do të mund të raportonte më gjatë./RTK/

Etiketa: DacicGervallaKosovaMilloshevic

Lajme të lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen
Breaking Views

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Para
“Q*** motrën” / Bledi harron sërish se ka kamera, nuk e mban gojën

"Q*** motrën" / Bledi harron sërish se ka kamera, nuk e mban gojën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com