GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gështenja: Ja pse Dash Sula u revoltua me Çollakun

20:57 - 10/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Aktivisti’, Gështenja: Ndryshime në ligjin për nënpunësin civil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lefter Gështenja, deputet i PD-së, u shpreh pasditen e së premtes, se në momentin që mazhoranca do të lejojë ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe riformatimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, atëherë Kuvendit do ti kthehet normaliteti.

“Nëse nesër PS, mazhoranca merr vendim, i hap dritën jeshile 3 Komisioneve Hetimore dhe riformatim të komisionit të Reformës Zgjedhore, opozita do të ulet në parlament, mjafton t’i hap dritën jeshile Komisioneve hetimore.

Çfarë duhet të bëjmë ne ndryshe, t’i nënshtrohemi kësaj mazhorance? Sigurisht që jo, çfarë vlerë do të kishte votomi pro ose kundër, për sa kohë kur kjo mazhorancë nuk të ka në llogaritë e saj?”, tha Gështenja për A2cnn.

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja ka bërë me dije se grupimi i Lulzim Bashës, do duhet të ishin bashkë me PD-në aksionin opozitar të ndërmarrë së fundmi.

“Do doja që opozita në këtë aksion të ishte e bashkuar, qoftë Çollaku apo kolegë të tjerë që sot janë të Bashës, janë firmëtar të këtyre Komisioneve, kanë firmosur për këto Komisione, do doja që të jenë në një krah me opozitën, në momentin që rreshtohen në krah tjetër nuk i shërbejnë opozitës. Nëse do vazhdohet kështu, nëse shkojmë të ndarë në 2025 i kemi lënë fitoren në tryezë Ramës”, u shpreh demokrati.

Aksionin opozitar të nisur nga opozita, për Lefter Gështenjën, nuk ka asnjë lidhje me thirrjen në SPAK të Sali Berishës.

“Nuk i lidh me njëra tjetrën sepse puna për konsolidimin e opozitës ka nisur në korrik-gusht”, shtoi ai.

Ndonëse është krah grupimit të Sali Berishës, Gështenja tregon se pavarësisht kësaj, ai nuk e njeh ish-kryeministrin si kryetar të PD. Ai thotë se është në pritje të vendimit të gjykatës se kush drejton partinë më të madhe opozitare në Shqipëri.

“Jemi në gjykatë, presim vendimin e Gjykatës, nuk kemi një kryetar legjitim, i vetmi institucion legjitim është grupi i PD. Nuk i merr vendimet Berisha, propozon, diskuton dhe vendimi i merr grupi i PD”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ai ka komentuar edhe sherrin në Kuvend, mes 2 demokratëve, Dash Sulës dhe Kreshnik Çollakut. Gështenja e ka quajtur një konflikt të panevojshëm, por tha se prezenca e Çollakut plotësonte kuorumin për të mbajtur mbledhjen. Prandaj, deputeti këtë e sheh si të pa drejtë në një kohë kur opozita ka nisur një aksion opozitar, për të drejtat e tyre.

“Një konflikt i panevojshëm, nisi me prezencën e Çollakut, pati një reagim nga Sula, sepse prezenca e tij bënte kuorumin, se PS nuk kishte kuorum deri në ato momente, ardhja e tij bëri që të niste mbledhja dhe ne kërkuam që ky Komision që të mos zhvillonte mbledhje në vijim të reagimit që ne kemi si opozitë përballë vendimit që kjo mazhorancë ka marrë kundrejt kësaj opozite”, tha Gështenja.

Etiketa: CollakuGeshtenjaSula

Lajme të lidhura

Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…
Aktualitet

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti
Breaking Views

Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

20:19 - 20/03/26
Para
Vrasja e Arjanit Rizai në Ekuador, zbardhen detaje (VIDEO)

Vrasja e Arjanit Rizai në Ekuador, zbardhen detaje (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 21 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:27 - 21/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Mars 2026

07:34 - 21/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 21 Mars 2026

07:28 - 21/03/26
Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com