GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA. Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese.

Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ka bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me Ermal Beqirin, duke i dhënë dhe marrë “punë”, me vlera miliona euro. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme detajohen tenderat që ka marrë Hoxha, ku në një rast ai ka deklaruar se ka marrë nga AKSHI plot 60 milionë euro tendera sekretë, teksa më pas ka paguar edhe Beqirin, me një vlerë të konsiderueshme.

Ndërkohë, një tjetër lidhje e Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin dhe të tjerë oligarkë del te afera DURANA, me kompani guaskë dhe fiktive duke i regjistruar në Xhafzotaj, ku pasi merrnin dhjetëra miliona euro nga paratë publike, i xhironin në këto firme dhe nuk paguanin taksa, tatim fitimi apo kishin lehtësi me punëtorët apo edhe me mallrat e importuar.

Një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku veprimet e qeveritarëve i hapën rrugë krijimit të një strukture fiktive, pas së cilës qendronin peshkaqenët e parave publike, ndër të cilët të lartpërmendurit, që vepronin si një grup i mirëfilltë kriminal.
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Në vitin 2023 dhe 2024, megjithëse xhiroi qindra miliona euro, “FIRST” deklaroi një fitim prej 1.6 milionë euro

Të dhënat e analizuara nga redaksia e VoxNews flasin se, Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

Kompania e tij kryesore, me të cilën është futur në tendera kryesisht te AKSHI apo edhe në OST, ka marrë gjatë viteve të fundit shifrën e mbi 100 milionë eurosh. Natyrisht, fitimet duhet të ishin marramendëse për vetë Gëzim Hoxhën, por siç rezulton na bilancet e deklaruara, ai shkruan se në vitin 2024 ka fituar 120 milionë lekë dhe në vitin 2023 ka fituar 36 milionë lekë.

Në total, gjatë këtyre dy viteve ka marrë rreth 1.6 milionë euro fitim dhe ka paguar divident rreth 130 mijë euro.

Megjithatë, po në këto vite, ai rezulton se ka marrë dhjetëra miliona euro tendera sekretë dhe pa garë. Pak para se të bënte bilancin e vitit 2024, Gëzim Hoxha arriti që të paguhe nga Thesari i Shtetit me plot 15 milionë euro. Pagesa është bërë në mujin nëntor 2024, ndërsa paguesi ishte Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Këto pagesa janë bërë për sulmet kibernetike, pavarësisht se të gjitha sistemet shtetërore u sulmuan dhe hakeruan.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Emri i Gëzim Hoxhës dhe kompanisë së tij “First” gjendet në dosjen e SPAK-ut për AKSHI-n

VoxNews ka shfletuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet e AKSHI-t, ku emri i Gëzim Hoxhës ndodhet në shumë faqe dhe fashikuj. Madje, ai ka një rol aktiv mes Ermal Beqirit dhe biznesmenëve të tjerë, pasi ka bashkëpunuar duke ndarë miliona euro me njëri-tjetrin.

Ka dyshime se, edhe tenderat sekretë dhe gjithçka tjetër, Gëzim Hoxha e ka përfituar për shkak të lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar deri para disa javësh nga Mirlinda Karçanajn, nën akuzë nga SPAK-u dhe e hetuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Në të njëjtën dosje është edhe një rrëfim i gjatë i Gëzim Hoxhës, i cili deklaron se “AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ne kemi pasur si nënkontraktorë  ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër” ka pohuar Gëzim Hoxha.

Dyshimet janë se, futja si nënkontraktor i Beqirit, është bërë në formë haraçi, pra “gjobë”.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Gëzim Hoxha pronari i “First” ka dëshmuar në dosjen e AKSHI-t se ka fituar një tender sekret me vlerë 60 milionë euro

Në të njëjtën dosje, të siguruar nga VoxNews, detajohet se Gëzim Hoxha, pronar i kompanisë “First” ka deklaruar se ka pasur një tjetër bashkëpunim me shoqërinë “EA Solution”. “Përsa i përket rasteve të tjera të bashkëpunimit me shoqërinë ‘EA Solution’ sh.p.k, shtetasi Gezim Hoxha deklaroi se ‘ .. kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja” thuhet në dosje.

E shkruar mjaft qartë, që Gëzim Hoxha ka përfituar një tender të majmë sekret nga qeveria me vlerë plot 60 milionë euro. Para se Gëzimi të bashkëpunonte me krerët e AKSHI-t, firma “First” xhironte deri në rreth 2 milionë euro, ndërsa në vitet e fundit, arriti të xhirojë mbi 100 milionë euro.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Gëzim Hoxha themeloi virtualisht firmën CyberMind Labs, duke e regjistruar në parkun fiktiv DURANA

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit lidhen sërish, kësaj herë në parkun fiktiv të teknologjisë së informacionit, DURANA. Një park i ngritur nga Elira Kokona e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila pa ndërtuar asnjë godinë, “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Objekti i kompanisë është krijimi dhe funksionimi i laboratorëve të kërkimit dhe zhvillimit në fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Gëzim Hoxha hapi te DURANA edhe firmën “Box Artificial Logic”

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Shkodrani duket se ka lindur “me këmishë”, pasi me një lëvizje arriti që të regjistrojë dy firma me “bekimin” e Elira Kokonës, e cila në këmbim i falte taksat, dividentin apo lehtësi doganore.

Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij./Vox News

Etiketa: Gëzim Hoxhatendera akshi

Lajme të lidhura

PD: 6 tenderat 150 mln eurosh për rrugën Elbasan-Lekaj, me fitues të paracaktuar
Aktualitet

PD: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë

12:24 - 15/01/26
Balliu: Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh
Aktualitet

Balliu: Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh

12:17 - 15/01/26
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri
Aktualitet

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:10 - 15/01/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: 6 tenderat 150 mln eurosh për rrugën Elbasan-Lekaj, me fitues të paracaktuar
Aktualitet

PD: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë

12:24 - 15/01/26

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë
Balliu: Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh

Balliu: Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh

12:17 - 15/01/26
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:10 - 15/01/26
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!

Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!

10:30 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com