GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Gëzuar ditën AUTOCHTHONOUS!”, sot 7 vite nga ngritja e dronit në Serbi

në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gëzuar ditën AUTOCHTHONOUS!”, sot 7 vite nga ngritja e dronit në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë 14 tetorin si një datë të veçantë për futbollin e jo vetëm. Më 14 tetor 2014 në Serbi u luajt ndeshja për kualifikueset e Europiani, e cila pati një përfundim shumë të papritur, por në të njëjtën kohë edhe të veçantë.

Teksa ishte duke u luajtur sfida midis serbe dhe ‘Kuqezinjve’, në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd Ismail Morina, njohur nga të gjithë si ‘Ballist Morina’ futi me dron flamurin Autochthonous, që kishte hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe dy figurat që shpallën pavarësinë e vendit tonë Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

Ai moment solli trazira të mëdha mes tifozëve që mësynë fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptarë, kur këta të fundit po mbronin flamurin nga kundërshtarët serbë.

Kjo ndeshje u ndërpre për të mos u vazhduar më, teksa ‘Kuqezinjtë’ morën në tavolinë fitoren 3-0, pasi iu rrezikua jeta nga tifozeria vendase.

Ishte ai kampionati kur Shqipëria përjetoi për herë të parë emocionet e një Europiani, të ‘Euro 2016-ës’.

Shtatë vite pas asaj ngjarje, ende përmendja e atij episodi i emocionon të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i bën të ndjehen krenarë për Kombëtaren e tyre.

Së fundmi edhe vetë Ismail Morina e ka kujtuar me nostalgji ngjarjen që ndonëse e bëri të vuajë burgun dhe t’i rrezikohet jeta, por që qëndroi i patrembur nga dashuria që ka për Shqipërinë, duke i uruar të gjithë shqiptarët në rrjetet sociale me: “Gëzuar ditën e AUTOCHTHONOUS!” Ky përvjetor i dedikohet profesionalizmit të Policisë se Kosovës”.

Ky dedikim i tij ka ardhur në një kohë kur marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë shumë të tensionuara./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: 7 viteautochthonousdroniIsmail MorinaSerbi

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Para
Rama-Bashës në Kuvend: Mos imito atë të Foltores, je në pikë të hallit

Rama ironizon Opozitën: Ndërroni pllakën e gramafonit

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com