GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Giro d’Italia” në Shqipëri, Policia: Ja rrugët që bllokohen për 3 ditë, nga Vlora në Elbasan

12:37 - 06/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 7 min
A A
“Giro d’Italia” në Shqipëri, Policia: Ja rrugët që bllokohen për 3 ditë, nga Vlora në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të “Giro d’Italia” që do të zhvillohet në Shqipëri në datat 9, 10 dhe 11 Maj, në vend do të ketë disa rrugë që do të bllokohen. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, doli në një konferencë për shtyp ku bëri me dije me detaje të gjitha akset që do të kenë kufizime këto ditë.

3500 punonjës policie, bashkë me punonjësit e policive bashkiake të disa qyteteve, do të jenë në terren për të siguruar ecurinë e tre etapave.

Etapa e parë do të nisë më 9 Maj nga qyteti i Durrësit, vijon në Elbasan dhe përfundon në Tiranë. Etapa e dytë zhvillohet në Tiranë më 10 Maj dhe quhet etapa kronometrike. Etapa e tretë do të zhvillohet në Vlorë më 11 Maj, ditën e zgjedhjeve. Megjithatë për të gjitha rrugët që do të bllokohen shfleto më poshtë.

Tre etapat në Shqipëri janë pjesë e 21 etapave të Giro d’Italia 2025 që përfundon më 25 Maj në Romë.

Si bllokohen rrugët për etapat e Giro d’Italia

ETAPA E PARË (9 MAJ)

Durrës–Elbasan–Tiranë

Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.

Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës

Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:

•Rruga “Marsi 91”;

•Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);

•Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);

•Rruga e Kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)

Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).

Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:

•Rruga “Marsi 91”;

•Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);

•Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);

•Rruga  e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);

•Rruga e re e portit

b) Bllokimi i rrugëve interurbane:

Do të ketë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh – Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).

c) Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.

Ndalimi  i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.

(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).

Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itinerarin e etapës së parë, në:

•Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

•Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

•Rrugën e “Elbasanit”,

•Bulevardi “Bajram Curri”;

•Rrugën “Ali Shefqeti”;

•Rrugën “Alajdin Frashëri”;

•Rrugën e Rexhekrit;

•Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

•Rrugën “Sotir Çaci”;

•Rrugen “Xhanfize Keko”;

•Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

•Bulevardi “Zhan D’Ark”;

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

•Në  brendësi të ish-Gardës së Republikës.

•Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

•Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rrugët janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës – Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-Tregu Elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në Unazën Lindore.

-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

Etapa e parë

ETAPA E DYTË (10 MAJ)

TIRANË-TIRANË, garë kronometrike

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

•Sheshin “Skënderbej”;

•Rrugën “Urani Pano”;

•Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

•Rrugën “Ibrahim Rugova”;

•Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

•Bulevardin “Gjergj Fishta”;

•Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

•Bulevardin “Bajram Curri”;

•Rrugën “Ibrahim Rugova”;

•Rrugën “Lek Dugagjini”;

•Rrugën “Dervish Hima”;

•Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

•Rrugën “Abdyl Frashëri”;

•Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

•Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Rugët janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së Priftit.

Etapa e dytë

ETAPA E TRETË (11 MAJ)

Vlorë–Vlorë

Më datë 10.05.2025,

•Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.

•Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.

•Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.

•Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).

Më datë 11.05.2025.

•Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës  “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.

•Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).

•Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).

Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:

-Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;

-pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;

-Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.

Bllokimi i rrugëve interurbane:

Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të përdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në orën 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).

Për akse nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të përdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).

Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).

Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i  lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

Etapa e tretë
Etiketa: Giro d'Italia

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Albana Vokshi para SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin deri sa ta shoh…

Albana Vokshi para SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin deri sa ta shoh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com