GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

19:13 - 05/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.

Tre etapa magjepsëse Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën  13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00

Ky eveniment nuk është vetëm një garë sportive – është një dritare e madhe për ta treguar Shqipërinë në gjithë botën: një vend që gërsheton bukurinë natyrore me mikpritjen, historinë dhe energjinë e një kombi që ecën gjithmonë përpara.

Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve:

1. Ndalimin e garkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:
– Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;
– Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi “Sauk”, – Rruga e “Elbasanit”, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”; – Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” — “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;
* Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”.
1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” për në rrugën “Sami Frashëri”. – Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër”, pezullohet perkohësisht. 

–    Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri -Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
–    Linja nr. 11 “Porcelan, pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson”në rrugën “Sami
Frashëri”.
–    Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht
–    Linja Nr. 13 -Tiranë – Baldushk – Tirant, pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 1 -Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhitë – Tiranë, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë, pezullohet përkohësisht.
1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.
1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:
* Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.
2. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:
* Tek Sheshi “Skënderbej, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”.
2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
–    Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr.2 “Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”
–    Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.
* Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”
* Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.
* Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

–    Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qender”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qender” dhe degezimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” .
–    Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharre”, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degezimi 2 -Kombinat – Tufine”), pezullohet përkohësisht.
–    Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbert” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:
-Në rrugët -Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugen “Abdyl Frasheri”, rrugen “Ismail Qemali”. rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën”Dervish Hima”.
3.    Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardes së Republikës. Rruga -Abdyl Frasheri”, “Urani Pano”, rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv “Zogu I” nga kryqëzimi me rrugen “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugen “Urani Pano”.
4.    Qarkullimi i mjeteve të emergjences dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Etiketa: bllokohen rrugetgare ciklizmiTirane

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Bardhi reagon pas vendimit të GJKKO: Bela kjo është humbja e dytë, të tretën do e marrësh më 11 maj

Bardhi reagon pas vendimit të GJKKO: Bela kjo është humbja e dytë, të tretën do e marrësh më 11 maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com