GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Gjak prej hundësh nga lodhja”, balerini shqiptar që korri sukses në Amerikë rrëfen vështirësitë: Isha me 10 dollarë në xhep

17:37 - 14/06/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjak prej hundësh nga lodhja”, balerini shqiptar që korri sukses në Amerikë rrëfen vështirësitë: Isha me 10 dollarë në xhep
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klevis Tafaj, balerini që arriti të korrë sukses në Amerikë falë mundit të tij ka zbuluar momentet e tij të vështira në emisionin “Ftesë në 5”.  Ai tha se pati një javë aq të vështirë sa kishte vetëm 10 dollarë në xhep dhe kërkoi punë si shpërndarës ushqimi në një restorant ndërsa pjesën tjetër të ditës e kalonte në prova.

Klevis Tafaj: Kur mora kontratën e punës, nuk kisha financat dhe kam pasur një javë shumë vështirësi ekonomi sa prindërit nuk e dinë akoma. Prandaj gjeta punën në restorant se doja të ngrihesha. Sot jam i lumtur që bëj vetëm me baletin dhe të kem një financë stabël në profesionin e baletit, por prindërit nuk e dinë që ajo javë ka qenë e vështirë. Mendimi më i errët ka qenë: “Çfarë do bëj? Si do ja dal?” Isha me 10 dollarë në xhep. Arrita të gjeja në punë, shyqyr që Amerika ka. E dija që prindërit do mi dërgonin, por e dija çfarë sakrifice kanë bërë dhe nuk i kërkova. Sa e kapa veten, dola dhe u fokusova në balet. Kur kemi shëndetin, i kemi të gjitha.

Motra e tij, Kleona tregoi se aq e vështirë ishte ajo periudhë sa Klevisit i dilte edhe gjak nga hundët për shkak të lodhjes së tepërt që kishte në punë. Në lidhje me skype, tregoi se i kërkonte që të linte punën se do punonte ajo orë shtesë, por ai zgjodhi që t’ia dilte me forcat e veta.

Kleona: Klevisi si karakter njeriu është shumë i qetë, ka një karakter të fortë, është shumë punëtor, të paktën në punën e tij si solist, ka shumë veti që shumë pak djem të moshës së tij e kanë. Klevisi ka qenë përkrahës në cdo gjë timen. Momenti më i vështirë ka qenë kur ishte të gjithë ditën në prova dhe mbaronte provat e tij në studio dhe menjëherë shkonte në “Time Square” në një restorant ku punonte për shpërndarjen e ushqimit. Më dhimbsej se lodhej aq shumë se kishte gjakderdhje nga hundët. I thoja do punoj unë më shumë sepse puna e tij ishte shumë e vështirë. Të jesh duke kërcyer, edhe për qejf lodhesh.

Etiketa: Klevis Tafaj

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Kurti do të takoj Vuçiç për herë të parë nesër, në Bruksel do të jetë edhe Biden

Kurti do të takoj Vuçiç për herë të parë nesër, në Bruksel do të jetë edhe Biden

TË FUNDIT

“Kemi marrë të dhënat”/ Pas Prokurorisë së Përgjithshme reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja e KLGJ
Aktualitet

“Kemi marrë të dhënat”/ Pas Prokurorisë së Përgjithshme reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja e KLGJ

13:26 - 31/03/26

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ka...

Lexo më shumë
“Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist kritikon Ramën pas debateve në mbledhjen me deputetët

Përplasja me Ramën/ Spiropali e prerë: Meritokracia nuk funksionon, fitorja meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika

13:09 - 31/03/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

12:25 - 31/03/26
“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

12:07 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com