GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gjaku deri në gju”, dëshmia tronditëse e ish-partneres së Hutrës

18:43 - 01/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u lirua Dan Hutra dy javë më parë? Reagon Gjykata e Apelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur akt-padia e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës, Elena Hysa, e cila së bashku me të ëmën, mbetën të plagosura sot nga sulmi me armë i 40-vjeçarit, ndërsa u vranë motra dhe kunata e saj.

Dëshmia e saj është tronditëse. Ajo rrëfen disa episode ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga Hutra dhe është trajtuar si skllave.

Elena thotë se ish-bashkëshorti i kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafen t’ia çonte te krevati.

Po ashtu në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj Hutrës, thuhet se Elena ishte larguar nga banesa ku jetonte me Hutrën dhe ka shkuar te prindërit e saj pas disa komplikacioneve shëndetësore që ka pasur. E reja dyshonte se ishte shtatzënë, por Dan Hutra iu kishte thënë familjarëvë se ish-bashkëjetuesja e tij ishte e sëmurë dhe se nuk ishte në pritje të një fëmije.

Pas largimit të ish-bashkëjetueses, 40-vjeçari shkoi te banesa e prindërve të saj dhe iu kërkoi 4 mijë euro të cilat ishin shpenëzimet e fejesës. Madje ai i kërcënoi familjarët e Elenës duke iu thënë: “Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua”.

“Para disa ditësh ka pasur disa shqetësime shëndetësore dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar ka rezultuar pozitive dhe menjëherë ka telefonuar Danin për t’i dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mirë dhe kanë organizuar një darkë familjare ku ka qenë të ftuar të dy familjet. Pas kësaj kanë bërë një eko barku dhe disa analiza. Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar gjë. Në mëngjes Dani i ka thënë “më ke hy në gjak” por nuk i ka treguar arsyen.

Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë pasi ato e telefononin për ta pyetur si ishte gjendja e saj. Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve ku më pas ka vajtur dhe shtetasi Dan Hutra duke iu drejtuar babait të saj me fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

Përpara se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës ti kthente 4 (katër) mijë euro, të cilat ishin shpenzimet e fejesës. Ditën e djeshme nëna e saj shtetasja Kujtime Hysa i ka dhënë 1850 (një mijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro por ai ka telefonuar përsëri duke kërkuar pjesën tjetër e duke kërcënuar me fjalët që nëse nuk i gjejnë do vij te shtëpia e do ta bej vendin gjak.

Pas kësaj telefonate ka shkuar te shtëpia e tyre dhe ka kërkuar pjesën tjetër duke thënë: “Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua”. Ndër të tjera ajo ka treguar se ndihet e frikësuar për jetën e saj dhe të familjarëve pasi shtetasi Dan Hutra është dënuar më parë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

/ A2 CNN /

Etiketa: Dan HutraKryesore1

Lajme të lidhura

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas
Aktualitet

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas

18:13 - 26/01/26
BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit
Aktualitet

BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit

17:59 - 26/01/26
Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

17:45 - 26/01/26
Para
“Mund të protestoni”, Çuçi i jep ‘leje’ opozitës:  Por jo në…

Vrasja e 3-fishtë nga Dan Hutra, PD kërkon dorëheqjen e Bledi Çuçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas
Aktualitet

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas

18:13 - 26/01/26

44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm,...

Lexo më shumë
BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit

BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit

17:59 - 26/01/26
Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

17:45 - 26/01/26
Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje

Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje

17:30 - 26/01/26
Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave

Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave

17:15 - 26/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com