GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: 7 të vdekur në një javë nga vrasjet! Policia vetëm numëron kufomat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj: 7 të vdekur në një javë nga vrasjet! Policia vetëm numëron kufomat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas ngjarjeve kriminale që tronditen vendin ditët e fundit.

Sipas tij në një javë janë numër shtatë viktima nga vrasjet, bilanc që sipas tij nuk krahasohet as me ngjarjet e vitit 1997.

Gjekmarkaj shkruan më tej se siguria publike është në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që ministri i ri i Brendshëm nuk merr asnjë përgjegjësi.

“Në një javë Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët! Në Pogradec organet shtetërore u bënë palë me kriminelet kur u ekzekutua Egli Proga! Në Velipojë po ashtu nuk u parandaluan dy vrasje nga mos ndërhyrja në kohë! Policia gjendet aty për të numëruar kufomat!”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi:

Në një javë Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët!

Në Pogradec organet shtetërore u bënë palë me kriminelet kur u ekzekutua Egli Proga! Në Velipojë po ashtu nuk u parandaluan dy vrasje nga mos ndërhyrja në kohë!

Policia gjindet aty për të numëruar kufomat! Në Tiranë një mësues amerikan vret gruan dhe pastaj veten!

Po brënda asaj dite një punonjës policie i bën atentat një qytetari për motive të dobta por falë Zotit shpëton! Në Mirditë, vritet brenda banesës së tij një tjetër shtetas. Pra, 7 të vdekur në një javë nga vrasjet!

Siguria publike është në nivelet më të ulta historike! Ministri i ri i brëndshem nuk ekziston, nuk merr përgjegjësi jo e jo, por as nuk flet, as nuk del, as e sheh njeri në krye të punëve!

Ky bilanc javor nuk krahasohet as me vitin 1997!

Ftojmë turistet të vijnë, po për çfarë që të shohin “pistolieret” tanë sesi vrasin qytetarët teksa  policia, qeveria e shteti në rastin më të mirë kur nuk janë palë, bëhen spektatorë në kinemanë horror!

Nuk janë vetëm çmimet e larta e abuzive që i tremben njerzit kësaj vere por edhe krismat, atentatet, postpolloqet si në Kabul pa efikasitet ku polici si zaptie ja fut me shpullë qytetarit, rasti Qato. Trafiku i denatyruar nga mungesa e rrugëve e zjarret e ndezur me qëllim ndërtimi rrëze deteve!

Përsa kohë bandat ndikojnë në zgjedhje ministrash, për aq kohë do të numerojmë të vdekur në trotuare! Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila nuk rri në pushtet me fuqinë e krimit por që perdor fuqinë e votës dhe të popullit për të shtypur krimin dhe kriminelët!

Etiketa: GjekmarkajPoliciVrasje

Lajme të lidhura

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, arrestohen 2 persona (Emrat)

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, kush janë dy autorët në kërkim - FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26

Pas një marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protesta e 48-të kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së premtes përpara...

Lexo më shumë
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com