GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj akuzon mazhorancën: Kuvendi është marrë peng, Peleshi të sillet si kryetar, jo si ushtar

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: Rama shkeli premtimet për nderimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër përmes një deklarate për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në Parlament, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rëndë të normave demokratike dhe përpjekje për të heshtur opozitën.

“Ajo që po ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe thellësisht shqetësuese. Kuvendi është marrë peng në mënyrë të qëllimshme, me synimin e qartë për të shmangur çdo debat të vërtetë politik,” – u shpreh Gjekmarkaj.

Sipas tij, mazhoranca po sillet me institucionin si me “pronë private”, duke refuzuar interpelancat, debatet dhe çdo formë të transparencës. Ai theksoi se ngjarjet e ditës së sotme në Kuvend nuk ishin spontane, por të provokuara qëllimisht për të penguar pyetjet e opozitës ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë.

“Fikja me dhunë e debatit, asgjësimi i të drejtës për të bërë pyetje, është një akt i rëndë kundër demokracisë – është dënim me vdekje i vetë parlamentarizmit,” deklaroi Nënkryetari i Kuvendit.

Ai i bëri thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të sillet si përfaqësues i të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke lënë mënjanë, siç u shpreh ai, rolin e “ushtarit të bindur të partisë”.

“Zoti Peleshi, është koha të silleni si Kryetar i Parlamentit të gjithë shqiptarëve. Ushtrinë e keni kryer me kohë. Tani keni detyrimin të mbroni demokracinë,” përfundoi Gjekmarkaj.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta politike dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës brenda Kuvendit, ku përfaqësues të institucioneve të drejtësisë pritet të raportojnë për çështje me interes të lartë publik.

Lajme të lidhura

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Para
Pas 4 vitesh, SPAK merr në dorë dosjen e ish-ministres Xhaçka

Pas 4 vitesh, SPAK merr në dorë dosjen e ish-ministres Xhaçka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e...

Lexo më shumë
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com