GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Demokracia shqiptare u vra dhe atentatorët i kemi në Kuvend

12:37 - 04/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Gjekmarkaj: Demokracia shqiptare u vra dhe atentatorët i kemi në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha në Kuvend se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit.

Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është kthyer në një “tokë të askujt”, ku jeta e njeriut ka humbur vlerën dhe krimi është bërë normë.

Deputeti opozitar tha se shteti është privatizuar dhe veshur me ngjyrat e partisë në pushtet, ku institucionet publike, administrata dhe fondet janë përdorur si instrument elektoral.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, zonja dhe zotërinj, miq të lirisë dhe të qendreses ,

Sot  jam para jush per ti dhënë zë  guximit  tuaj moral, qartësisë  politike dhe pergjeqësisë ndaj së vërtetës, per te mbeshtetur revolten tuaj ndaj qeverise  Rama – Balluku.

Sot e pandehur është e gjithë qeveria , e pandehur është e gjithë mazhoranca e cila  nuk e gjen fuqinë morale per katarsis!

Sot ju e spostuat nga kalenadri raportimin e Komisionerit per zgjedhjet po jo  Raportin Përfundimtar te OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 i cili ju rri mbi kokë si xhebraili!

Ai nuk   është një dokument teknik, nuk është një justifikim opozitar – është akti zyrtar ndërkombëtar politik i cili konfirmoi  se demokracisë  shqiptare ju bë atentat  !
Atentatoret janë këtu pas e para meje!

Zgjedhjet  u zhvilluan nën peshen e korrupsionit nën diktatin e krimit te organizuar e të pa organizuar, nën koracen  e hekurt të frikes  per ta lënë pushtetin të vetedijshem se çfarë keni bërë.
Ju ecni mbi akull. Ne fytyra keni tmerr. Gjumi juaj eshte me gulçe , naten keni etje, fantazmat e grabitjeve publike ju trazojne me keq se njollat e gjakut Makbethin.

E verteta e zgjedhjeve  po del nga Tuneli i Llogarase dhe rri ketu kembekryq!
Qeveria juaj ka rënë dhe rri si kadaver ne mes te mexhlisit    nga habia dhe apatia  sociale.

Pafuqia juaj per të qënë  të ndershem sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare!

Deshira juaj për të rëndur si të çmendur pas parasë duke zaptuar çdo korsi të jetes publike eshtë virusi me vdekjeprures per çdo vlere!

Paaftesia juaj morale per tu perballur me krimin e ka kthyer Shqiperine në një toke te askujt, ku jeta e një pule vlen me shume se jeta e një shqiptari, i cili del ne mengjes per pune e kthehesh në darke në arkivol !

Nuk ka rendesi ne je gjykates i lartë, biznesmen, kalimtar me biçiklete , ish i denuar apo femije ne shkolle, të mberrin plumbi, te kap pistoleta, te perfshin autobuzi , te shpon thika, te buzeqesh vdekja dhe kthehesh në statistike mediatike.

Shteti i privatizuar  shqiptar nuk qëndroi mbi palët, por u vesh me ngjyrat e partisë në pushtet.

Të gjithë mbathen atletet e Kryeministrit dhe renden per te rrembyer vota , duke vene taksen e xhizese mbi dinjitetin e individit.

Burimet publike, administrata, fondet, projektet dhe komunikimi institucional u përdorën si instrument elektoral nga partia e Kryeministrit Edi Rama.

Nuk e them unë – e thotë ODIHR. Nuk e thonë PD  – e thotë standardi ndërkombëtar.

Mbi 4,500 aktivitete zyrtare u përdorën si fushatë e maskuar.

Në qarkun e Fierit, siç e dokumenton raporti, u pa shkrirja totale e shtetit me partinë.
Ky është modeli i një pushteti që nuk kërkon më legjitimitet, por, siç do ta përkufizonte Hannah Arendt, kërkon bindje përmes frikës, heshtje permes blerjes. Një model që vret  besimin e instalon kontrollin.

Raporti flet qartë për blerje votash, për presion ndaj qytetarëve, për ndikim të grupeve kriminale në disa qarqe të vendit.

Të gjitha këto përbëjnë sulm frontal ndaj lirisë së votës.

Kur vota blihet, qytetari varfërohet.

Kur vota kërcënohet, liria vdes.

Na e la testament  Vaclav Havel: “Atje ku e vërteta shitet, aty fillon totalitarizmi.” Prandaj, kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është një devijim i vogël – është deformim  themelor i republikës, letargjia e saj.

Punonjësit e administratës u vunë nën presion: detyrim për të marrë pjesë në aktivitete partiake, frikësim për vendin e punës, përdorim i patronazhit si mekanizëm kontrolli !

Kjo është shkelje e rëndë e çdo norme demokratike. Një shtet që i përdor punonjësit si militantë, nuk është shtet i qytetarëve, por shtet i partisë.

Dita e votimit, sipas ODIHR-it, solli cënim të fshehtësisë së votës, prani të paautorizuar të aktivistëve të pushtetit, votim familjar dhe raste të blerjes së votës në vendngjarje.
John Stuart Mill e ka thene natyrisht jo per pasardhesit e Haxhi Qamilit e Haxhi   Lleshit e Haxhi Kroit se : “Liria e votës është kufiri i fundit i njeriut të lirë.” Dhe kur ky kufi thyhet, zgjedhja nuk është më akt lirie, por thjesht ritual formal.

Të nderuar qytetarë, ne nuk jemi vetëm në këtë vlerësim.

SHBa  po na vështron dhe po flet. Siç e tha këto ditë një kongresmen amerikan, pluralizmi në Shqipëri po shuhet.
Dhe kur shuhet pluralizmi, nuk shuhet vetëm opozita – shuhet liria, shuhet debati, shuhet shpresa. Pa te hyme ne ujdhesat e tiranise.

Ky paralajmërim është akt i rëndë politik ndaj qeverisë së Edi Ramës, sepse vjen nga tempulli  i demokracise  më të konsoliduara të botës.

Presidenti Tramp dhe Sekretari i shtetit Rubio në menyren me te pazakonte por edhe më të qartë ne telegramet e urimit per Festen Kombetare cituan luften ndaj karteleve të droges dhe bashkëpunetorve të tyre ! Kembanat po bien per Ju!

Qytetarë të nderuar, Republika nuk është thjesht një sistem administrativ apo një seri institucionesh; ajo është shtëpia e përbashkët e qytetarëve, ku ligjet nuk duhet të jenë instrument i pushtetit, por garanci e dinjitetit të secilit individ.

Siç theksojnë eterit  e doktrinave politike , nga Montesquieu e deri te Tocqueville, fuqia politike që nuk kontrollohet rrezikon të kthehet në autokraci dhe shteti të shndërrohet në pronë private, shoqeria ne kope, ku bari ther e pret, shet e blen sipas qejfit.

Sot, kjo është realiteti ynë: Republika po përvetësohet nga partia në pushtet. Institucionet, zgjedhjet dhe mekanizmat e kontrollit publik po rrëmbehen në funksion të një partie të vetme.

Qëllimi është i qartë dhe i dokumentuar: shuarja e opozitarizmit, monopolizimi i pushtetit dhe kthimi i pluralizmit në një fasadë formale, një iluzion për të mbuluar një sistem gjithnjë e më autokratik.

Kur Republika nuk i shërben më qytetarit si sovran, por pushtetit si instrument, ajo nuk është më shtëpia e të gjithëve, por arena e një pushteti që e realizon  kontrollin mbi çdo qelizë të shoqërisë per te konsoliduar fronin e pushtetit.

Institucionet publike janë kapur nga një parti e vetme: Presidenca e Republikes, çdo kinse institucion i pavarur apo Agjensi, KQZ nën presion politik, AMA dhe RTSH e te tjera e te tjera që nuk i shërbejnë publikut, por Qeverise.

Në media, mbi 90% e hapësirës është nën kontroll të indirekt të qeverisë. Kjo nuk është demokraci funksionale; është një autokraci , një kontroll i heshtur, i maskuar, real gjithnje e me i paturpshem.

Do jua kujtoj gjithmone se  viti elektoral u karakterizua nga klimë përndjekjeje politike: ndjekje penale të liderve  të opozitës, tension i qëllimshëm, presion ndaj kundërshtarëve.

Një shoqëri që trembet nga drejtësia, nuk ka drejtësi. Dhe kur një  opozitë përndiqet politikisht, kjo  shoqëri perseri rrezikon të humbasë Republiken .

Demokracia  shqiptare mund ta ushqeheniluzion e vet  vetem nese  qytetarët nuk dorëzohen.

Fryma e lirisë jeton tek çdo shqiptar që nuk e shet votën, tek çdo i ri që kërkon të ardhme, tek çdo punonjës që refuzon të përkulet, tek çdo njeri që thotë: “Unë dua Shqipëri të drejtë.”

Ne kërkojmë vetëm atë që Shqipëria ka firmosur prej dekadash: respektimin e Dokumentit të Kopenhagës, të ICCPR-së, të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Ne kërkojmë zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, shtet neutral, institucione të pavarura dhe një Republikë që nuk i takon partisë, por popullit.

Kjo është beteja jonë. Jo për karrige. Jo për poste. Jo për privilegje. Por për dinjitetin e popullit shqiptar. Për Republikën e Shqipërisë. Për të drejtën e njeriut për të votuar i lirë e pa frikë. Për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Dikush me shkruante para pak ne dialekt  mirditor  “o burra kapni hunjt se na vune horrrat perfujt”’ por une jam  i fjales e jo i hurit ndaj do ta mbyll me ato qe Charles de Gaulle nu tha francezve te tij se “Demokracia është e fortë vetëm kur qytetarët nuk kanë frikë.” Ju do t’ju coje ne marrezi frika  juaj  , qytetaret do te rigjejne vetedijen per tu çliruar prej jush!

Etiketa: atentatoregjekmarkaKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
“Plumbi i Artë” – Dëshmitari për vrasjen e Andi Zylyfit: Nuk pamë autorët

“Plumbi i Artë” – Dëshmitari për vrasjen e Andi Zylyfit: Nuk pamë autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com