GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj-eurodeputetëve: Berisha i arrestuar politik, si do të reagonit po të ndodhte tek ju

12:50 - 30/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj-eurodeputetëve: Berisha i arrestuar politik, si do të reagonit po të ndodhte tek ju
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në ditën e dytë të takimit të 18-të të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE, ka ngritur para eurodeputetëve shqetësimin e kapjes së drejtësisë.

Gjekmarkaj e ka konsideruar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha si një të arrestuar politik, teksa sipas tij, është e pakonceptueshme në vendet europiane, që i gjithë lidershipi i opozitës të arrestohet dhe burgoset 6 muaj para zgjedhjeve.

Më tej, ai përmendi edhe faktin se janë dëbuar me 60 ditë nga Kuvendi, një akt që nuk ndodh askund në Euopë, teksa kërkoi zhbërjen e rregullores të miratuar vetëm me votat e mazhorancës.

Deputeti demokrat ka patur një kundërpërgjigje dhe ndaj dy eurodeputetëve italianë, pjesë të delegacionit, të cilët akuzuan opozitën se po bën politik me integrimin. Gjekmarkaj tha se nuk mund të kërkohet nga italianët që deputetët e opozitës të jenë të heshtur dhe garniturë, pasi sipas tij, edhe në Itali, nuk është se ka një situatë të tillë, madje shpesh herë ka debate të ndezura.

Gjithashtu, ai deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara me punën e shqiptarëve në 30 vjet dhe se këtë gjë nuk mund ta përvetësojë një politikan i vetëm.

“Ne si deputet të opozitës jemi këtu në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ju! E çmojmë shumë komunikimin dhe ndihmën tuaj! Kolegët tanë janë në protestë për çështje madhore të demokracisë në Shqipëri! Ne jemi këtu sepse integrimin e kemi nisur në si PD në vitin 1990 dhe e konsiderojmë jetik për vendin tonë! Ne nuk provokuam askënd në këtë sallë! Nuk fyem dhe nuk bëmë teatër ! Ngritëm shqetësime që i konsiderojmë tepër të rëndësishme! Ne jemi të përjashtuar nga 40-60 ditë, më saktë jemi të dëbuar nga Parlamenti! Duhet të mirëkuptoni realitetin! Një rregullore e dhunshme e miratuar së fundmi dhunshëm me kartonat e mazhorancës për të ndëshkuar opozitën! Një e tillë nuk ekziston askund në Europë në vendet tuaja! Ndoshta akti i parë i ndihmës mund të jetë thirrja që kjo rregullore të hiqet!

Zonja e Zotërinj Ne jemi europianë kemi qenë gjithmonë! Askush nuk e di më mirë se ne çfare do të thotë të luftosh 6 shekuj për kontinentin tonë! E kemi patur, e kemi humbur, e kemi rigjetur  dhe përpiqemi që në vendin tonë të kemi ato standarte! Jemi europianë  si ju, por kemi patur fat më të keq! Në 34 vite Shqipëria ka ndryshuar falë lirisë dhe punës së shqiptarëve e këtu nuk mund ta përvetesojë dikush politikisht  kohën tonë.

Miqve italianë dua tu them  se e njoh mirë politikën e vendit fqinj kam  studiuar e jetuar me vite atje. Dialektika dhe debati as atje nuk është i rrafshët madje shpesh i ndezuar e nuk mund të na kërkohet ne të jemi të heshtur e garniturë! Asnjëri prej jush sa do ta keni te lartë respektin për drejtësine e pavarur se të tille e duam dhe ne , nuk e koncepton që 6 muaj para zgjedhjeve krejt lidershipi i partive opozitare të ishte i arrestuar apo burgosur! Në Shqipëri lideri i opozitës është një i arrestuar politik! Mendoni nje çast t’i keni në burg zonjën Shlein kryetaren e Opozitës në  Itali, Renzin, Calenden e të tjerë që nuk më vine emrat dhe sa do ishit te ftohtë në gjykim? Si shoqëria do ta perceptonte! A do i shpëtonit ju përcaktimit që po ndërhyhet në fushatën elektorale dhe në rezultatin  e zgjedhjeve? Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj për problemet që opozita ngriti” – tha Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj e konsideroi edhe burgosjen e ish-deputetit Ervin Salianji, si politike, pasi ai nuk ka qenë kurrë në pushtet.

“Mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias. Ervin Salianji nënkryetar i grupit të PD person që nuk ka patur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë formë korrupsioni, që ka bërë shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgum politik duke e rendur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë”-u shpreh Gjekmarkaj në tryezën e përbashkët me eurodeputetët.

Etiketa: eurodeputeteGjekmarkaj

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Ngjarje e rëndë, 76-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës

Babai plagosi djalin me thikë/ Xhaxhai i të miturit: U zunë për telefonin, nipi rrinte në “Tik Tok”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com