GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: Rama shkeli premtimet për nderimin e tij

11:52 - 26/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: Rama shkeli premtimet për nderimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ngriti zërin për atë që ai e konsideron një mungesë të thellë dinjiteti shtetëror dhe kombëtar ndaj figurës së shquar të Ismail Kadaresë.

Duke përmendur vlerësimet më të larta ndërkombëtare që ka marrë shkrimtari, nga çmime letrare prestigjioze te dekoratat më të larta, përfshirë atë nga presidenti francez Emmanuel Macron, Gjekmarkaj kritikoi ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, për dështimin në përmbushjen e një premtimi publik.

Fjala e Gjekmarkaj në Parlament: 

Më 1 korrik të vitit 2024, shtergu i fundit madhështor, Ismail Kadare, fluturoi lart.

Prandaj sot nuk jam në këtë foltore për të mbajtur një fjalim, por për të kryer një detyrë – si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i këtij Kuvendi.

Nuk jam këtu për të nderuar personalitetin më të madh të letrave shqipe – se jam pakogjë për ta bërë këtë – por për të reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Ismail Kadaresë.

Sot flas i brengosur, arsyen e brënges do e shtjelloj pak më poshtë, se ai nuk ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë.

Ishte një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një zë europian që ngriti Shqipërinë në Olimpin e letërsisë botërore.

Ai na nxorri nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e tek universalja na bëri anëtar me të drejta të barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe.

Në një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njera nën tirani e tjetra nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.

Ai ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qyteterimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës – me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre.

Kadareja rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë.

Librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh.

Në një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë, Kadare ringjalli Arbërinë me kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.

Kadare riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar, për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqiperisë.

Riktheu Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë të përkatësisë e rrënjëve europiane të shqiptarëve.

Ky shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së madhe ideologjike.

Dhe jo vetëm kaq – përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës moderne shqipe.

Ai është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria, Barazia, e Vëllazëria.

Kadare ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera.

Nga vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.”

Por… çfarë bëmë ne?

U premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.

Nuk ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala.
Dhe kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar.
Skenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhbënë prehje e tyre për të goditur indin tonë!
Fishten e Konicen po ashtu komunistet !

Tani unë kam të drejtë të pyes:

Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë?

Pse po tentojme te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit?

Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental — është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik.

E përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të epërm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj markës intelektuale qe s’i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Poperit.

Ndaj këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatet që ngjiteshin me litarë ne anije gjatë eksodeve biblike.

Të nderuar kolegë,

Unë flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi.

Ndaj kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:
1. Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.
2. Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij.
3. Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.

Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ramës.

Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten.
Sepse jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë që na la, ne shqiptarëve dhe kulturës europiane e botërore.

Nëse nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim.

Por do ta bëjë Europa – për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e letërsisë, qe ne Gadishull zuri fill, të cilen Kadareja e riktheu në vetëdijen e kontinentit.

Çdo mëngjes që hyj në zyrë ndjehem borxhlli para portretit të tij.

Mos ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin për Kadarenë.

Për shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës së parimeve universale ne Shqipëri!

E bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi.

Si askush tjetër, para e pas Tij.

Pasaporta europiane nuk është kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadaresë!

Faleminderit!

Etiketa: GjekmarkajkadareRama

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Berisha-Ballës: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ke porositur vrasje

Berisha-Ballës: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ke porositur vrasje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com