GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Ja pse isha në tryezën e deputetëve, Basha e Berisha…

15:38 - 05/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua nga Berisha se pinë kafe 250 euro në Itali, Gjekmarkaj zbulon faturën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj shprehet se PD nuk do të mund të ecë përpara nëse në krye do të jetë Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Gjekmarkaj ishte pjesëmarrës në takimin e deputetëve të opozitës, i iniciuar nga Gazment Bardhi, ndërsa tha se ai mori pjesë në këtë tryezë si deputet dhe jo si vartës i kryetarit.

Në studion e Neës24, Gjekmarkaj u shpreh se nuk bën pjesë as në grupin e Berishës dhe as në atë të Bashës, por thotë se bën pjesë në PD e dalë nga zgjedhjet e 2021.

“Nismë e lëvdueshme e Bardhit për të mbledhur faktorët opozitar që kanë dalë nga zgjedhjet e 2021. Shoqëria pret bashkim dhe lidership.

I rri mendimit që PD ka nevojë për një lidership të ri që duhet të tejkalojë Berishën dhe Bashën pa u mohuar të drejtën për të kontribuar në këtë parti. PD duhet ta kërkojë kryetarin përmes bashkimit, unë nuk njoh si kryetar as Berishën dhe as Bashën.

E konsideroj edhe sot një problem që një njeri që ka më shumë peshë në PD është i shpallur non-grata. Problem është mënyra si Berisha ka preferuar ta zgjidhë. E quaj gjë të keqe që një pjesë e PD e ka këtë konflikt me SHBA. Duhet një zgjidhje afatgjatë, e cila është raport shumë i mirë dhe i stabilizuar me Amerikën. Por nga ana tjetër në zgjedhjet e fundit Berisha ka marrë 500 mijë vota…

Për Bashën secili prej nesh ka investuar shumë, për 10 vite kemi dashur ta bëjmë kryeministër, por me gjasë nuk ia kemi dalë, ai më shumë, që të bindë qytetarët.

Basha nuk ka të drejtë të akuzojë askënd se po strehohen në një bunker anti-amerikan. Epoka e Bashës dhe Berishës për të qenë ata kandidatë për kryeministër, duhet të mbyllet sepse nëse shkojmë me ta, mendojmë shkojmë drejt humbjes së sigurt.

Basha ka kohë që nuk meriton të merret seriozisht, siç ishte dhe ahengu që bëri disa ditë më parë. Ai e di që nuk është PD, dhe është më e vogla pjesë e saj sot dhe po luan për të mbetur në politikë.

Ne aty shkuam si të barabartë dhe jo si vartës i kryetarit, si deputetë të opozitës. Unë e ndjej veten te PD e dalë nga zgjedhjet e 2021 dhe punoj me modesti për t’u rikthyer tek ajo PD, por duke ndëshkuar ata që e copëtuan. Duke punuar që PD të ketë lidership të ri, mendje kritike dhe jo lidership të përjetshëm, i cili imponohet dhe flet në emër të shumicës pa e pyetur atë.

Unë bëj pjesën time me modesti, por në fund raportin themelor e kam me ndërgjegjen time dhe më pas me ata që na kanë votuar”, deklaroi Gjekmarkaj.

Etiketa: BASHAberishaGjekmarkajPD

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Para
Bumçi: Keqardhje për Bashën, të japë dorëheqjen

‘Bashkimi i opozitës’, Bumçi: Lajm shpresëdhënës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com