GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Mbështes Bardhin, Basha po përdoret nga Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati në Kuvend, Gjekmarkaj-Braçes: Pusho more derrkuc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Festë syneti” e ka konsideruar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, Kuvendin Kombëtar të thirrur dy ditë më parë nga Lulzim Basha, ku u miratuan ndryshimet statutore në atë që njihet si PD-ja e vulës.

I ftuar në Tirana Live në abcnews, Gjekmarkaj tha se ai i Kuvend i la një shije të keqe.

“Ky ishte kuvendi i një njeriu që nuk di të pranojë gabimet, që nuk di të tërhiqet dhe që mendon së ka mbështetje, por nuk e mbështet askush.

Ai ka pasur mundësinë të tregojë veten gjatë 10 viteve, por e ka çuar PD nga humbja në humbje.

Jam përpjekur gjatë atyre 10 viteve të jap kontributin që Basha të bëhet kryeministër, kemi dështuar të gjithë bashkë, por më shumë Basha.

Ata 500 mijë vetë që kanë shkuar nga Berisha, kanë bërë një ndarje të qartë për Bashën, por edhe Berisha e di që një pjesë tjetër që nuk dolën në zgjedhje, nuk pranojnë asnjë.

Nëse nuk zgjidhet ky trekëndësh, nuk do të ketë shpresë që PD të vijë në pushtet”, tha deputeti.

Në lidhje me faktin, se cila mund të jetë zgjidhja e kësaj situate, Gjekmarkaj tha se e sheh me simpati tryezën e nesërme, por edhe me rezerva.

“Mendoj që duhet të triumfojnë mendjet e arsyeshme dhe ndoshta tryeza e nesërme shkon në këtë drejtim. Unë po e shoh me njëfarë simpatie, por edhe me rezerva.

Unë e mbështes Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD.  Duhet të shohim hap pas hapi, ti japim një mundësi shpresës dhe të kuptojmë që problemi nuk është brenda për brenda, por duhet të jemi të unifikuar për të ecur përpara”, shtoi Gjekmarkaj.

Sipas deputetit të PD, debatet brenda në PD e kanë dëmtuar shumë opozitën në sytë e publikut. Sipas tij gjendja e opozitës i bën keq gjithë Shqipërisë.

“Sigurisht që kjo klimë ka ndikuar te demokratët dhe qytetarët e zakonshëm, madje mendoj që ndikon edhe tek elektorati socialist.

Sepse nuk shohin asnjë mundësi që të jenë edhe ata faktor kundërshtie brenda mazhorancës, duke parë që është një opozitë e përçarë.

Gjendja e opozitës, i bën keq gjithë Shqipërisë.

Ka kohë për të rifituar besimin nëse ka vullnet politik.  Duket se Berisha dhe Basha nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe shoh një federatë.

Por shoh që Basha me peshën modeste do të vijojë të përdoret nga qeveria që të mbetet në skenën politike.

Unë vetë e njoh vetëm si një deputet i PD. Ai po jep një kontribut përçarës për të pasur një parti të vogël familjare”, u shpreh ai.

Gjekmarkaj tha se kontributi më i madh që do t’i bëhej opozitës do të ishte dorëheqja e Berishës, ndërsa shtoi se në PD ka deputetë që nuk mbështesin asnjë pjesë.

 

Etiketa: BardhiBASHAGjekmarkajPD

Lajme të lidhura

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë
Aktualitet

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur
Aktualitet

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Para
Bebe Rexha puthet në buzë me një këngëtare, dalin fotot

Bebe Rexha puthet në buzë me një këngëtare, dalin fotot

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26

Një moment pikant nga marshimi i sotëm ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi...

Lexo më shumë
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

20:51 - 25/07/26
Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

20:36 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com