GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj nga Roma: Shqiptarët do të kthehen në vend, Rama do të ikë

14:37 - 09/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj nga Roma: Shqiptarët do të kthehen në vend, Rama do të ikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ndodhet së bashku me kryetarin e PD-së, Sali Berisha në Romë, ku po zhvillohet takimi me Shqiptarët e diasporës ku u bëri thirrje qytetarëve të përdorim votën e tyre si armën më të fortë kundër Edi Ramës për të garantuar një Shqipëri demokratike me ligje dhe të sigurt.

Gjekmarkaj cilësoi se 11 Maji është një ditë kritike ku do të vendoset fati i Shqiptarëve kudo ndodhen dhe se është momenti për ta dëbuar Ramën, qeverinë e grabitjeve skandaleve nga pushteti e për të kthyer Shqiptarët  në vendin e tyre.

‘Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!’- u shpreh Gjekmarkaj.

Fjala

Të dashur bashkatdhetarë që sot po bëni historinë!

Ju jeni Atdheu i cili gjen shpresën në çdo thirrje dhe veprim tuajin!

Ju jeni Atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes së tij tek çdo votë e juaja e sheh!

Ju jeni malli dhe krenaria qe nuk shuhen kurrë!

Ne jemi mbledhur këtu në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha, në ADN- në e qytetërimit europian, në vendin e perandorëve, poetëve, shenjtorëve, në token pjellore të mendjes, të dijes e të punës,në Romën e përjetshme, në këtë takim madhështor simbol i zemrës, shqiptare qe rreh me fuqi mitologjike, në këtë bashkëbisedim prelud i Fitores!

Sot kjo sallë është një fole shqiponjash !

Sali Berisha është sot ketu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!

Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!

Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!

Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite!

Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.

Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur!

Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.

Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”!

Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj dhe ju siguroj që zëri dhe vota juaj per PD-në nuk do të jenë kurrë të harruara. Shqipëria juaj ju pret, dhe ajo ka nevojë për ju!

Rroftë Shqipëria

Zoti ju bekoftë

Etiketa: GjekmarkajRamashqiptarë

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Berisha nga Roma: Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, a do të lejojmë të zhdukemi si komb?

Berisha nga Roma: Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, a do të lejojmë të zhdukemi si komb?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com