GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Partia Socialiste sot është një makineri dhune, jeni atentatorë të së ardhmes së fëmijëve tuaj

11:37 - 05/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj: Partia Socialiste sot është një makineri dhune, jeni atentatorë të së ardhmes së fëmijëve tuaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjekmarkaj u shpreh se denoncon zgjedhjet të cilat i ka cilësuar një farsë. Sipas tij zgjedhjet nuk ishin të lira dhe as të ndershme.

Gjekmarkaj shtoi se zgjedhjet ishin të kontrolluara dhe komanduara nga qeveria. Ai theksoi se qeveria mendon se ka fituar zgjedhjet por sipas tij ata kanë humbur pasi janë bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit dhe sundimit të kyeministrit Edi Rama.

“Sot nuk ngrihem për të komentuar një rezultat ne kete foltore! Ngrihem për të denoncuar një farsë. Ngrihem për të kontribuar me modesti per të mjekuar një plagë më të rënden në historinë bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese.Ato ishin një proces i kontrolluar, një teatër i pushtetit, një simulakër demokracie. Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht.

Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive; Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;

Dhe me një tutelim selektiv të biznesit, ku përfitimet dhe mbrojtja u jepen vetëm oligarkeve dhe atyre që janë pranë pushtetit, duke ndëshkuar konkurrencën dhe duke kufizuar lirinë ekonomike të shqiptarëve. Kolegë të mazhorancës, Ju e nisët këtë udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitës, z. Sali Berisha. Ky akt dëshmoi një mendësi që më shumë i ngjan një regjimi të vjetër trashëgimtarë të së cilës fatkeqësisht jeni, sesa një demokracie që aspiron standarde europiane. Në ligjërimin tuaj, dëshmohet një përpjekje e orkestruar për të shpallur opozitën të panevojshme: për ta përçmuar, për ta futur atë nën presion, për ta tallur për ta shtypur, denigruar asgjesuar.

Por, pikërisht në këtë moment, secili prej jush i ka hequr vetes garancitë sublime që pluralizmi i siguron një shoqërie që aspiratë ka standartet demokratike.

Po vraponi drejt së panjohurës me një naivitet të rrezikshëm.Dhe nuk do të keni kohë të pendoheni. Sot, nuk jeni më individë me identitet politik. Jeni kthyer në numra, në pritje të urdhrave nga një person i vetëm, që po e shndërron Partinë Socialiste në një mekanizëm kontrolli absolut. Ju po e vrisni Republikën nga frika, jo nga kurajo. Ju jeni atentatorë të së ardhmes së fëmijëve tuaj, sepse duke hequr dorë nga liria juaj dhe nga pluralizmi, po vulosni fatin e një Shqipërie që do të ngelet e bllokuar në dilema ekzistenciale.

Partia Socialiste, ashtu si funksionon sot, nuk është më një forcë politike, por një makineri dhune dhe pushteti që po shkatërron themelet demokratike të vendit tonë. Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, por në të vërtetë, keni humbur. Jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit dhe të nënshtrimit. Prandaj sot, me përgjegjësi të plotë, po ju them: Zgjedhjet e 11 majit nuk i shërbyen demokracisë. Nuk i shërbyen qytetarit. Nuk i shërbyen Shqipërisë. Ato i shërbyen vetëm një qëllimi:

Vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe mbi çdo qytetar që e pranon sundimin. Sot, sundimi i mazhorancës është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetarëve.

Sot sundimi i shumicës qeverisëse jolegjitime, në fakt pakicës që shtiret si shumicë me vota të rrëmbyera, është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetareve. Të nderuar kolegë të mazhorancës, ju që sot e quani këtë një “fitore”, kujtoni mirë këtë fjali:

Ju nuk e mundët Partinë Demokratike. Ju e mundët Shqipërinë për një çast! Shqiptarët që kanë punuar kundër Shqipërisë, ju e dini vetë si i thërret Historia!

Duke ndalur rrotacionin, nuk keni ruajtur stabilitetin, por keni ndalur qarkullimin e ideve. Keni ndalur besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, keni shkelur garancitë kushtetuese dhe barazinë para ligjit.

Keni ndaluar besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, i keni vjedhur atij garancitë kushtetuese e barazinë para ligjit!

Dhe po kaq e rëndësishme, duke bërë këtë, i keni mohuar vetes mundësinë të jeni njerëz të lirë. Sepse kur një sistem funksionon vetëm në një drejtim, as ju nuk jeni më përfaqësues.

Jeni kthyer në peng të pushtetit që mendoni se keni. Në vend që të garonit me ide, garuat me presion. Në vend që të fitonit zemrat e qytetarëve, fituat frikën dhe urrejtjen e tyre. Por urrejtja nuk ndërton paqe. Frika nuk ndërton demokraci. Frika ndërton heshtje. Dhe heshtja kolegë është fundi i përfaqësimit. Në një shoqëri demokratike, rrotacioni është shenjë shëndeti, jo krizë. Sepse asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë manipulim nuk zgjat pafund”, tha Gjekmarkaj.

Etiketa: atentatoreDhunëGjekmarkaj

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi! Kufizime qarkullimi, kontrolle të rrepta dhe ndëshkime për çdo shkelje

Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi! Kufizime qarkullimi, kontrolle të rrepta dhe ndëshkime për çdo shkelje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com