GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj për deklaratën e ambasadores Kim: Lajm i keq për kryeministrin Rama

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj për deklaratën e ambasadores Kim: Lajm i keq për kryeministrin Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat që ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjekmarkaj shprehet se mesazhet që dha diplomatja amerikane ishin të forta, të pazakonte dhe shpresëdhënëse për Partinë Demokratike, ndërsa thekson se ishin një lajm i keq për kryeministrin Edi Rama, pushtetin e të cilit e krahasoi me atë të ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Duke iu referuar vendimit të Bashës që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, Gjekmarkaj shprehet se nuk kishte një tjetër shteg nga ku mund të kalonte PD dhe Kryetari i saj.

“SHBA nëpërmjet zërit të Zonjës Kim deklaruan mbështetje për PD dhe vendimet e Bashës madje dhe gatishmëri për të festuar fitoren e PD në zgjedhje. PD, trupa drejtuese e kryesisht anëtarësia e saj duhet të përballen me të vërteten e cila është e dhimbshme por dhe e vetme! Nuk ka dy të vërteta për një çështje. Nuk kishte një tjetër shteg nga ku mund të kalonte PD dhe Kryetari i saj. Ambasada e SHBA ktheu mbrapsht çdo aludim për dëmtim të demokracisë në PD me ndërhyrjet e saj duke e konsideruar atë fyes” – thotë Gjekmarkaj.

Një përgjigje, deputeti demokrat kishte edhe për kritikët e Bashës, i cili ka thënë që po mblidhen e flasin por që nuk kanë këllqe që të komentojnë vendimin e SHBA-së.

“Mblidhen e flasin duke mos zënë me gojë vendimin ultimativ të SHBA për Sali Berishen të cilin nuk ka këllqe askush ta komentojë. Sido që na është dukur i gabuar dhe i padrejtë ai është vendimi i tyre të cilin ne nuk e negociojnë dot! Ai mund të refuzohet vetëm me koston e shndërrimit të PD në një parti antiamerikanë!”

Në fund Gjekmarkaj shprehet se veprimi i selisë blu nuk është servilizëm apo nënshtrim, por interes madhor i Partisë Demokratike dhe shumë shpejtë do kalohet kjo “traumë”, duke i dhënë vendit ndryshimin.

Etiketa: AgronGjekmarkajEdi RamaKryeministrilajm i keq

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
Gjendja e tensionuar në Veri të Kosovës, kreu i LDK-së: Situata kërkon unitet të plotë

Gjendja e tensionuar në Veri të Kosovës, kreu i LDK-së: Situata kërkon unitet të plotë

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com