GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj: Për Tahirin u nxorën sytë prokurorëve, sot për Berishën…

12:13 - 21/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj: Për Tahirin u nxorën sytë prokurorëve, sot për Berishën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

Në një reagim, Gjekmarkaj thekson se janë përdorur standarde të dyfishta, ndërkohë që ka kujtuar dhe periudhën kur për Saimir Tahirin socialistët kërkon prova nga prokurorët. “Pritëm që në mbledhjen e këshillit të mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin.

Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re”, u shpreh ai.

“Nëse opozita nuk ia del e vetme, shoqëria duhet ta ndihmojë atë ose një ditë do të jetë ajo e vetmuar.

Të zgërdhihesh sot me dobësitë e opozitës është justifikim ndaj mungesës së forcës për ta parë realitetin në sy.

Se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë, e kemi të gjithë kujtimin, shenjat, gjurmët në sjellje, mendësi , në trupin e atdheut kudo”, thekson Gjekmarkaj.

Reagimi

Ajo që ndodh me Sali Berishën nuk më lë indiferent. E percjell me keqardhje njerëzore, por edhe per atë që ai përfaqëson në historinë bashkëkohore të vendit tonë. Nuk kam ëndërruar për asnjë çast , si ndokush që gjithçka pameritueshem ka marrë nga ai  dhe uron rrënimin e tij përtej çdo qëndrimi politik që kam mbajtur e kam në koherencë me veten.

Një gjë ra në sy gjatë kësaj ngjarjeje, e them këtë pa pretenduar monopolin e drejtësisë.

Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesën më të madhe të opozitës.

Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik.

Pritëm që në mbledhjen e këshillit të mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re.

Goditja ndaj tij nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri, nëse dikush kërkon të ndërtojë paralelizma.

Një vend pa opozitë apo me atë të nëpërkëmbur , të shtypur nga thundra gardistësh, është vend pa garanci dhe, si i tillë, pa demokraci, është regres. Një vend ku të votuar nga populli opozitar përdoren nga pushteti, është një vend në krizë të thellë etike, aq shumë të tillë sa propozohen bash nga këta, ligje që opozita të dënohet me burg nëse bën denoncime.

Nëse opozita nuk ia del e vetme, shoqëria duhet ta ndihmojë atë ose një ditë do të jetë ajo e vetmuar.

Të zgërdhihesh sot me dobësitë e opozites është justifikim ndaj mungesës së forcës për ta parë realitetin në sy.

Se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë, e kemi të gjithë kujtimin, shenjat, gjurmët në sjellje, mendësi , në trupin e atdheut kudo.

Sekush është në të drejtën e vetë ta gjykojë opozitën, ta braktisë, t’i bashkohet po kaq njerëzore të kesh frikë dhe, në vend të përballjes, të zgjedhësh konfortimim, por secili, së paku para pasqyrës së ndërgjegjes, t’ia pranojë vetes që tkurrja, ikja, frika nuk janë  virtyte, nuk janë vlera.

Ajo do të konsiderohet trashëgimia e nënshtrimit, e cila krijon cikle të gjata, ku të drejtat hiqen një nga një dhe mbetesh i vetem përballe policit pa avokat.

Një thënie e filozofit spanjoll Migel de Unamuno vlen per të gjithë, ndonëse pro Frankos dhe lëvizjes së tij kundër Republikës, u drejtohet falangistëve me fjalët: “Ju mund të fitoni se keni forcë të shëmtuar brenda vetes me bollëk, por nuk do të bindni.  Për të bindur, ju duhet diçka që ju mungon, arsyeja dhe e drejta në përpjekje”. Tre muaj pasi tha këtë në Universitetin e Salamankës, vdiq nën presionin e turmës. Pas vitit 1978 , pas 42 vjetësh, kjo frazë gjendet kudo në Spanjë, nëpër  kartolina dhe suvenire. Krenohen që ai e tha , pendohen që reflektuan me vonesë.

Etiketa: berishaGjekmarkaj

Lajme të lidhura

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n
Breaking Views

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha
Breaking Views

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

18:30 - 24/04/26
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan
Aktualitet

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan

14:25 - 24/04/26
Para
Abuzim me tendera, ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon pafajësi në gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë”
Aktualitet

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë”

19:24 - 24/04/26

Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Objekti, në pronësi...

Lexo më shumë
Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

19:15 - 24/04/26
Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

19:09 - 24/04/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com