GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj përkujton një prej ditëlindjeve të At Zef Pllumit

15:28 - 29/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj përkujton një prej ditëlindjeve të At Zef Pllumit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka përkujtuar një nga ditëlindjet e At Zef Pllumit. Përmes një mesazhi kushtuar publicistit dhe shkrimtarit, Gjekmarkaj e konsideron At Zef Pllumin si“mishërim i gjallë i etërve të mëdhenj të Kishës Shqiptare”.

Sipas Gjekmarkajt, At Zef Pllumi la gjurmë unike për shkrimin dhe etikën e tij për epërsinë morale që dekadat i vunë mbi supe.

Shkrimi:
Dje At Zef Pllumi pat njërën prej ditëlindjeve të tij! Atë të pagëzimit si Prekë Gjekmarkaj, 28 Gusht 1924. Ai ka dhe dy të tjera, një të pazakonte ideologjike, që i shënuan në dëshminë e arrestimit të parë 14 dhjetor 1946 pa pritur përgjigjen e tij se kur pat lindur, 7 Prill, ja vunë meqenëse ishte dita e pushtimit fashist dhe ai si xhakon françeskan duhej me patjetër të ishte këmishëzi ideologjikisht për sundimtaret e rinj !!
Një tjetër e ka në një nga muajt e vitit 1958 ku shugurohet meshtar me emrin e ri Zef Pllumi si dedikim ndaj jetës së re klerikale (si më parë Zef Ndoka në At Gjergj Fishta, në respekt të traditës para konçilit të dytë që filloi në vitin 1962 për ti permbyllur punimet në 1965)!

La gjurmë unike për shkrimin dhe etiken e tij për epërsinë morale që dekadat i vunë mbi supe.
Ismail Kadare kur një shekull po përmbyllej e kah fundi i tij shfaqej “Rrno vetem per me tregue” pat thënë se “gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.
Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë”!
“Frati i lirisë kundër tiranisë” apo “Frati i kujtimeve” e pat përkufizuar Aurel Plasari profesori që ju bashkangjit menjëherë në vitin 1990 për të riformatuar sistemin kulturor, “Misionari i rebeluar” e thirri miku e akademiku Sabri Hamiti e shumë e shumë analiza e përcaktime nga personalitete botërore e të vendit, për të dhe veprën e tij e të gjitha këto sipas profesor Mark Markut e kanë një shpjegim “Ndoshta një nga arsyet pse At Zef Pllumi ishte aq mbresëlënës për ata që e takonin kishte të bënte pikërisht me faktin se ai ishte mishërim i gjallë i etërve të mëdhenj të Kishës shqiptare. Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë, që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta.
Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive më të spikatura të tyre. Ishte një ekstrat i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatikën, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj. Kjo e bënte atë njëfarë guruje të çuditshëm të të gjithëve”!!!

Ndryshe nga gjuha e kohës në liri! Ai nuk u viktimizua kurrë, nuk u ankua për vuajtjet e veta, nuk kërkoi revansh por ndryshimin e trurit, të mentalitetit, kërkoi dekomunistizim të shoqërisë, shkolla evropiane për të rinjtë tek të cilët shihte shpresën e vetme për ndryshim kur pushteti në demokraci po merrte formë tribale dhe korrupsioni pozicionohej si shtyllë kurrizore e tij.
I vetëdijshëm për historinë, rrolin, misionin si intelektual shqiptar, si frat katolik, si shkrimtar, si ish i burgosur politik nuk u bë asnjëherë garniturë e politikes por në mënyrë antropologjike, shkroi për shqiptaret dhe veten, për atë që pa e nuk duhej të ndodhte, për atë që mësoi e duhej ta përcillte, për atë që përjetoi e përballoi, ashtu siç ai e rrëfente “dhe unë gjatë gjithë kësaj jete, edhe në sistemin komunist jam përpjekur t’u tregoj që ata nuk ja kanë arritur qëllimit, nuk e kanë zhdukur njeriun tek unë. Këtë ia tregoj vetes. Ka qenë një provë shumë e rëndë, ju s’mund ta kuptoni se jeni të rinj, por njeriu në kushte të jashtëzakonshme, mund të humbte aftësinë e të qenurit njeri”! Në dukje i thjeshtë një pohim kesodore por universal, gordian në çdo ditë të jetës së një individi, së një shoqërie së një kombi në përpjekje për të mos bjerrur humanizmin atë që bën dallimin mes lirisë dhe barbarisë, së drejtës dhe dhunës, së bukures dhe banales, së vërtetës dhe propagandës! Ky është thelbi i veprës së At Zefit që në çdo ditëlindje të tijen na vjen për të na kujtuar se nëse duam mund të jemi të epërm mbi rrethanat, shqiptarë modern që i dinë rrënjët , shqiptarë europianë që duan njëri tjetrin në diversitet” ! “Rrno vetëm për me tregue” është libri themelor i shekullit të shqiptarëve, Pllumi demiurgu i tij asketik.

Etiketa: At Zef PllumiGjekmarkaj

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
United “i jep kokën” e Ronaldos Napolit në këmbim të Osimhentit (Vendimi)

United “i jep kokën” e Ronaldos Napolit në këmbim të Osimhentit (Vendimi)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com