GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj prezanton kandidatin për deputet në Mirditë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj prezanton kandidatin për deputet në Mirditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka prezantuar sot kandidatin për deputet, Aleksandër Lala, përpara banorëve të Fanit në Mirditë. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ka ftuar qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike më 11 maj, për të sjellë ndryshimin e duhur dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Mirditën dhe Shqipërinë.

„Të nderuar banorë të Fanit, vëllezër dhe motra mirditorë, Jemi mbledhur për një qëllim të madh: për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën në Mirditë! Pavarësisht sfidave dhe emigracionit që ka prekur çdo familje, ne besojmë se me vizionin dhe përkushtimin e duhur, mund ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!”, tha Gjekmarkaj, duke shtuar se Aleksandër Lala është një kandidat i denjë, një intelektual dhe administrator me 34 vite përvojë.

Në përkrahje të Lalës, ai ka ftuar qytetarët që të zgjedhin zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë për Mirditën dhe Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme. “Le të votojmë për Partinë Demokratike, për një Mirditë më të fortë dhe një Shqipëri më të drejtë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Postimi i drejtuesit politik të PD për qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj:

Të nderuar banorë të Fanit, vëllezër dhe motra mirditorë,

Jemi mbledhur për një qëllim të madh: për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën në Mirditë! Pavarësisht sfidave dhe emigracionit që ka prekur çdo familje, ne besojmë se me vizionin dhe përkushtimin e duhur, mund ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!

Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Mirditës, z. Aleksander Picaku, dhe kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, prezantuam kandidatin tonë për deputet, z. Aleksandër Lala, një bir të denjë të kësaj treve, një intelektual dhe administrator me 34 vite përvojë në shërbim të komunitetit. Ai e njeh Mirditën, e kupton nevojat e saj dhe ka vullnetin për të sjellë ndryshimin që të gjithë presim!

Më 11 maj, është momenti për të zgjedhur zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë! Le të votojmë për Partinë Demokratike, për një Mirditë më të fortë dhe një Shqipëri më të drejtë!

Rroftë Mirdita! Rroftë Shqipëria! Fitore më 11 maj✌️

Etiketa: drejtuesi politikGjekmarkajMireditePD

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
Celibashi dhe Myzyri bllokojnë vulat e KQZ-së, skemë për t’i dhënë Sokol Topçiut 800 MLN lekë

Celibashi dhe Myzyri bllokojnë vulat e KQZ-së, skemë për t’i dhënë Sokol Topçiut 800 MLN lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë...

Lexo më shumë
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com