GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj: Rama nuk mund t’i zëvendësojë lezhjanët me afrikanë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj: Rama nuk mund t’i zëvendësojë lezhjanët me afrikanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, që parashikon sjelljen në Shëngjin të 36 mije personave nga Mesdheu.

Me anë të postimi në Facebook, Gjekmarkaj thotë se kryeministri Edi Rama nuk duhet të sjellë krizën e emigrantëve në Shqipëri, ndërsa thekson se ‘duhet të krijohen kushte punë për të gjithë lezhjanet dhe jo t’i zëvendësojmë ata me afrikanë’.

Ai shprehet se “nëse sillen e mbahen në geto ky shndërrohet në problem të madh human e imazhi”.

Sipas tij, qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kësaj krize permanent.

Reagimi 

Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen të punojnë e ndërtojnë jetën në qytetin dhe fshatrat e tyre dhe jo t’i  zëvendësojmë ata me afrikanë. Qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kesaj krize permanente. Qeveria e Edi Rames nuk duhet që këtë krizë ta sjellë në Shqipëri.

Një lajm i befasishëm pushtoi dje hapësirën shqiptare. Ai i sjelljes së refugjatëve  afrikanë nga Italia në Shqipëri. Ky “nder” do t’i bëhej Lezhës më konkretisht Shëngjinit, zonës turistike kryesore të Veriut  dhe Gjadrit. Lezha prej kohesh pret zgjerimin e rruges nga Miloti në Balldre, nga Lezha në Shengjin të cilat janë të pakalueshme duke e shndërruar stinën e verës në mundim të madh.

Ky “nder” ju bë Lezhes edhe me refugjatet afganë, ndonëse ketu ka një ndryshim i madh. Ata iknin nga lufta dhe persekucioni e pranohej nga të gjithë që kishim të bënim me pjesën më elitare të atij vendi fatkeq, pikerisht me ata që bashkëpunuan me trupat perendimore.

Ne vertetë i jemi Italisë shumë mirënjohës per gjithçka ka bërë për  Shqipërinë. Secili prej nesh në keto 33 vjet ka përfituar diçka prej saj në ekonomi, në shkollim, në shendetësi, në eksperiencë, në mbështetje e shumëçka tjetër. Por ne nuk jemi ende gati për të ndërmarrë hapa të tillë “mikpritjeje” ndonëse në Kanun e kemi “shtëpia e shqiptarit e Zotit dhe e mikut”.

Italia mezi po i menaxhon mes shumë polemikash atje  dhe kemi të drejtë të dyshojmë shumë për këtu. Afrikanet duan të emigrojnë në Itali dhe në Europë ku ka një debat të madh brenda shoqërisë dhe politikes per tejngopjen që ato po perjetojnë.

Në Lampedusa  dhe në zonat e tjera të Jugut të Italisë ka rënie drastike të turizmit nga prania e refugjateve dhe shtimi i kriminalitetit.

Qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kesaj krize permanente. Qeveria e Edi Rames nuk duhet që këtë krizë ta sjellë në Shqiperi. Sherbimet sekrete të Europes janë në gadishmeri për prurjet terroriste që zbarkimet e veres po sjellin në brigjet e kontinentit. Që më parë me ISIS e tani me HAMAS. Nëse sillen e mbahen në geto ky shnderrohet në problem të madh human e imazhi. Nëse sillen e lihen të lirë është një problem i madh menaxhimi e mundesie kriminaliteti, nderkohë që organet tona ligjzbatuese lënë shumë për të deshiruar.

Në të dyja rastet ëndrra për turizem e një vendi si Shengjini vritet. Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen të punojnë e ndertojnë jeten në qytetin dhe fshatrat e tyre dhe jo t’i zevendesojmë ata me afrikanë.  Nëse Kryeministri do t’i sjellë me patjeter  kunder vullnetit të shqiptarve mos “të respektojë” gjithmonë Lezhen, por edhe zonën e tij elektorale. Edhe për shumë vite Shqiperia ka nevojë të kthejë shqiptaret në trojet e veta pastaj të bëjë “sadaka” me vëndet e pasura e mike si Italia.

Etiketa: afrikaneGjekmarkajKryesore1lezhjane

Lajme të lidhura

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën
Breaking Views

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD
Breaking Views

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26
Para
3-vjeçarja u dhunua e iu thye këmba, kjo është edukatorja e kopshtit

3-vjeçarja u dhunua e iu thye këmba, kjo është edukatorja e kopshtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet