GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: SHBA po ulëret mbi rrezikun e Ramës për demokracinë në Shqipëri

13:35 - 28/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj: SHBA po ulëret mbi rrezikun e Ramës për demokracinë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, i cilësoi të dhëna alarmante gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Deputeti i partisë Demokratike vuri theksin tek korrupsioni i lartë, krimi o organizuar dhe pastrimi i parave në një ekonomi informale masive, që po dëmtojnë zhvillimin ekonomik në vend dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë.

“Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin”, shprehet mes të tjerash Gjekmarkaj në një postim të tij në rrjetin social.

Ai nënvizon se ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe paralajmërimeve të saj të përsëritura, duke nisur që nga kryetari Sali Berisha.

“Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin. Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri”, shprehet ai.

Reagimi i plotë

Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Të dhënat janë alarmante: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe një ekonomi informale masive po dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik të vendit dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë.

Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin.

Ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe veçanërisht denoncimeve të vazhdueshme të liderit të saj, Sali Berisha.

Për vite me radhë është paralajmëruar se kështu katandiset një vend kur shkatërrohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kur pushteti kap institucionet dhe përdor administratën për të mbrojtur krimin dhe pastrimin e parave.

Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin.

Nuk po e themi më vetëm ne po e thotë zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit.

Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri.

Opozita është e vendosur të ndërtojë një alternativë të re për Shqipërinë, me një ekonomi të hapur, transparente dhe konkurruese.

Ne besojmë në një shtet që garanton sigurinë juridike për investitorët, që mbështet fuqinë punëtore vendase dhe që vendos përpara ligjit çdo formë abuzimi apo korrupsioni.

Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje është një domosdoshmëri.

Etiketa: alarmGjekmarkajKryesore1RamaSHBA

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet
Ekonomi & Sociale

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

Prokuroria e Elbasanit ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet që prej ditës së djeshme kanë sjellë bllokimin...

Lexo më shumë
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com