GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: S’jemi shtet ligjor, por i telefonit. Ja ç’duhet të bëjë opozita…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj: S’jemi shtet ligjor, por i telefonit. Ja ç’duhet të bëjë opozita…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetë të opozitës nuk u lejuan nga Garda e Republikës që të hynin në seancën plenare të Kuvendit, duke u justifikuar se shumë prej tyre ishin të përjashtuar.

Një pjesë e tyre u lejua që të futej vetëm në momentet e fundit të seancës që zgjati 17 minuta.

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PD-së tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacenuar dhe jo me një zinxhir të madh gardistësh.

“Ne nuk jemi më shtet i ligjit, por shtet i telefonit, urdhrit dhe përballë këtij urdhri çdo gjë bie dhe bëhet e pavlerë.

Ne do të shkonim në seancën e orës !7:00 dhe sapo u gjendëm te shkallët e Kuvendit, ishte mbushur me gardistë, për të ndaluar deputetët e përjashtuar, por kësaj here nuk u lejuan as deputetët e papërjashtuar.

I thashë komandatit të Gardës, jam nënkryetar i Kuvendit, a mund të futem. Më tha po, por kur të largosh deputetët e tjerë, sikur unë isha edukator.

U krijuar situatë tensioni dhe e papërshtatshme. Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacënuar. Ne hymë duke na kapur për xhaketash dhe këmishës. Hymë në një situatë jo normale, me një zinxhir të madh gardistësh.

Qeveria dhe mazhoranca duartroket vetëveten, ne përfunduam në protestë”, tha Gjekmarkaj.

Lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë opozita, Gjekmarkaj tha se ka qenë i pari që ka hedhur idenë për një federatë të opozitës, për të kapërcyer ndarjet, përpara zgjedhjeve të vitit 2025. Ai deklaroi se opozita e ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë.

“Opozita nuk e ka bërë një rekurs moral me veten dhe ka kohë deri në zgjedhje është pak. E di që nuk është optimiste, por opozita po bën diçka, po bën minimumin, bashkimin e saj të pjesshëm. Nëse i rikthehemi se çfarë ka ndodhur, duket sikur kruajmë plagët tona. Çfarë do të bëhet?

Unë mendoj se opozita ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë.

Kam qenë i pari që kam hedhur idenë e një federate dhe të një kandidati për kryeministër që t’i tejkalojë kompentencat dhe të jetë ai shefi i opozitës për ta marrë këtë mandat nga pranvera, nga prilli, një vit para zgjedhjeve dhe të ndërtojë modelin e opozitës dhe të qeverisë të së nesërmes dhe jo robër të gjërave të vjetra.

Nëse kjo nuk ndodh, çështja është: a do të kemi një opozitë të vogël, apo një opozitë të madhe?

Sepse unë nuk shoh pastaj mundësi pushteti. Ne nuk kemi humbur çdo shans. Nëse ia dalim të sjellim njerëz të rinj, ide të reja dhe duke patur një komunikim intensiv me shoqërinë, larg ligjërimit të përditshëm, do të kemi shanse dhe shpresa që pas 12 vitesh ta ndryshojmë qeverinë dhe gjendjen në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

Etiketa: GjekmarkajKryesore1KuvendiOpozita

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Gjykata e Janinës refuzon kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik

Gjykata e Janinës refuzon kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com