GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj-socialistëve: Jeni gjoba më e rëndë në historinë e këtij vendi, filloni dhe kërkoni azil!

13:13 - 19/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj i del kundër Bashës: Çdo justifikim për humbjen, i papranueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, njëherazi dhe drejtuesi politik për Qarkun Lezhë, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, u shpreh se në këto 12 vite qeverisje nga Rama, mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi ynë, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kjo qeveri ka shkelur premtimin e përsëritur 3 herë zero tatim për bizneset e vogla me të ardhura deri në 14 milionë lekë!

‘Korrupsioni juaj është gjobë mbi qytetet dhe fshatrat, mbi natyrën, detin, bregdetin, lumenjtë dhe pyjet, të cilat përdoren si të jenë bahçja e Edi Rames dhe jo pasuri publike!’- u shpreh ndër të tjera Gjekmarkaj.

Fjala e plotë:

Profesionet e lira janë në rënie të lire! Mijëra prej tyre janë larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 12 vite të qeverisjes tuaj. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte qeveria juaj duke shkelur premtimin e përsëritur 3 herë zero tatim për bizneset e vogla me të ardhura deri në 14 milionë lekë! Në fillim të këtij viti iu dërgoi një faturë të kriptur tatimi me 15-23% mbi të ardhura që akoma nuk i kishin fituar, sepse e kishit përllogaritur mbi të ardhurat e vitit 2023. Në fakt tatimi mbi te ardhurat e tyre në masë 15-23% është një grabitje! Të vetmen betejë për ta e ka bërë Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese! Një betejë e fituar kjo që ju duhet ta njihni dhe respektoni megjithëse me vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk keni marrëdhenie të mirë! Taksat tuaja janë gjoba!

Gjoba është emri i dytë i kësaj qeverie!

Fati i keq i Shqipërisë ju solli të na gjobisni çdo ditë! Politika juaj është një gjobë mbi kohën!

Sjellja juaj është një gjobë mbi njerëzit ! Dora juaj e zgjatur është gjobë për xhepin!

Fjala juaj është gjobë mbi durimin dhe dinjitetin!

Justifikimet tuaja janë gjobë mbi inteligjencën!

Korrupsioni juaj është gjobë mbi qytetet dhe fshatrat, mbi natyren, detin, bregdetin, lumenjte dhe pyjet të cilat përdoren si të jenë bahçja e Edi Rames dhe jo pasuri publike!

Inceneratoret, sterilizimet , check-up, janë një gjobë mbi pensionet të cilat janë fytyra e mjerimit , pikërisht ajo kafshata  që nuk të mbet në fyt sepse nuk arrin kurrë deri  aty!

Gjobë është gënjeshtra e 12 viteve për rritjen e tyre që nuk ndodhi asnjëherë!

Gjobë është nëpërkëmbja që u bëni atyre me  bonusin me 16 milion euro kur aq i vë menjanë  një pushtetar me tahma të vogel! Mendoni këta që keni me tahma të madhe.

Gjobë është gjuha e drunjtë e arritjeve që nuk arrijnë kurrë!

Gjobë është kurajo e juaj në shkretimin e ketij vëndi!

Gjobë është vullneti juaj kamikaz për të mbrojtur babëzinë !

Gjobë janë qindra premtime të pambajtura !

Gjobë është vjellja, neperkembja, tarafi, banaliteti!

Gjobë janë ligjet ad persona që sillni e miratoni në këtë sallë për hienat e parasë publikë me të cilët ndani tryezat dhe buxhetin!

Gjobë është politika juaj arsimore që na ka nxjerrë jashtë çdo klasifikimi sikur të ishim klandestin pa permesso di soggiorno!

Diskutimet dhe retorika juaj janë një gjobë ndaj gjuhes shqipe! Zanoret dhe bashtingëlloret, kryefjalët, kallëzuesit, kundrinorët , foljet e ndajfoljet në gojen tuaj duken si Ago Ymeri që vajton në burgjet e se zezes Spanjë! Ju jeni armiqtë e saj!

Po i vrisni shpirtin asaj dhe këtë e bëni falas!

Zelli juaj është gjobë mbi shpresen se mund të ndryshoni një ditë!

Vizionet tuaja mbi ekonominë dhe zhvillimin janë gjobë për të dyja! Ato janë të një anshme banditeske e delitanteske !

Në çdo fillim fushate flitet për Rrugën Milot-Balldre por vetem flitet kjo si gjobë e dyfishtë që i vini vetes perballë qytetarëve e qytetarëve përballe halleve të tyre!

Ju që 10 milion turistet i shnderruat në 10 milion pasagjer duke realizuar metamorfozen më të madhe konceptuale i keni vënë gjobë Shengjinit duke e lënë pa turist e faturuar ujin që merr me bote e që nuk e ka, i keni vënë gjobë e erresires se Kurbinit, Mirdites Zadrimes , Zejmenit , Shenkollit per dritat që i mungojnë gjithë dimrit!

Gjobë mbi cilësinë e jetes dhe parametrat e saj janë patronazhistet , kjo armatë fuksash që vertiten si rriqna të ndyta skutë me skutë për të shantazhuar, manipuluar e shkatërruar zgjedhjet e lira të ndershme!

Gjobë është presioni dhe formulari që i shperndani  administrates  që t’ju sjellë secili pese vota nga emigracioni për të mbajtur vendin e punes !

Gjobë mbi deputetet dhe politikanet e PS socialiste është kjo  qeveri anonimesh , njerez që skane emer, skane fytyre, matrioshka që shkojnë e vijnë dukë lënë vetem një gjurmë atë të gjobave mbi vleren e tenderave!

Arroganca është natyra, habitati, gjuha e kesaj qeverie!

Arrogant i madhi, arrogant të vegjlit, arrogant ai me emer arrogantë këta të paemerit ! Jeni bij e niper  të violences revolucionare , të luftes së klasave tani jeni revolucionat  të violences  verbale dhe të klasave bosh pa luftë per dijen!

Ju flisni me arrogancë, ecni me arrogancë, ju keni arritur në një faze mendore ku besoni se jeni më të bukurit, më të miret, më të dliret e krejtve! Bashkë me ju edhe Aleks Sorosi për të cilin na ka keputur malli se ka disa kohë që ska ardhur e nuk e keni nxjerrë në resme ! Kenaqen i madh e i vogel kur e shohin!

E ndieni veten kodifikues të së bukures, bletë që mblidhni nektarin e shijes, klerikë të fjales së fundit, ju na qenkeni  zoti në qiell që beki faljen në toke! Ju qenkeni rruga e verteta dhe zgjidhja e vetme! Ju thjesht jeni faqja e zezë !

Ju vetem merrni, shtryllni e rripni! Çdo falje e juaj është një hile e mashtrim i ri ! Ju flini vetem me vringellimen e metalikut mbi dysheme , ska muzike tjeter qe e shkrin siberine në shpirtin tuaj makut!

Ju besoni që ne nuk ju meritojmë, ju keqkuptojme si shoqeri !

Nuk ju meritojme dhe ju kuptojme do ju heqim qafe me voten e 11 Majit ! Filloni e kerkoni azil! Me kaq sa u tha ketu Robert Musil do ju quante njerez  njerez pa cilesi  Sali Berisha  u kthye e dini vetë ju tani !

Ju jeni gjobë mbi Shqiperine!

Etiketa: AzilGjekmarkajgjobe

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Deklarata e ambasadës së SHBA/ Berisha: Nuk harxhoj kohë me administratën në ikje

Deklarata e ambasadës së SHBA/ Berisha: Nuk harxhoj kohë me administratën në ikje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com