GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Gjelbërim” me tender pa garë, Erion Veliaj i jep Fadil Shahinit 318 mijë euro

16:27 - 16/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj i fal pemët “Albgarden”/ Skualifikon konkurrentin për 130 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës vazhdon përdorimin e parave publike për tendera qe shkelin rregullat e tenderimit me shërbime me plehra dhe shkurre ku radhën e ka kompania “Gjelbërimi 2000” shpk duke fituar tenderin e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit.

Kompania në pronësi të Fadil Shahinit ka paraqitur ofertën fituese me vlerë 318 mijë euro duke u skualifikuar konkurrentët “Garden Green 2008” dhe “ALBGARDEN” shpk për arsye nga më të ndryshmet.

Në 11 maj është shpallur fituesi për kontratën me numër REF-20705-02-25-2022 për “Blerje plehra kimike, furniture veterinare, farëra, fidane e të tjera produkte agrokulturore” duke skualifikuar Garden Green 2008” shpk sepse nuk ka vendosur në sistem Ofertën Ekonomike ndërsa ALBGARDEN” shpk skualifikohet sepse nuk ka paraqitur liçensën për ” Prodhim dhe/ose tregtim i produkteve te mbrojtjes se bimeve, plehrave kimike.

Automatikisht procedura e prokurimit është shënuar me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi paraqet dyshime të forta për korrupsion dhe sjellje antiligjore me dëm ekonomik për paratë publike. Skualifikimi i konkurrentëve mund të jetë pjesë e procedurave të konkurrimit por mënyra se si janë kopsitur dokumentat e kontratës hedhin dyshime të forta se tenderi ka qënë i paracaktuar.

Nga kërkimet e thelluara të redaksisë rezulton se kushtet e vendosura në tender janë të ekzagjeruara sepse krahas llojit dhe gjatësisë së lules gjendet dhe ngjyra e përcaktuar ku nuk mungojnë dhe tapetet e barit dhe plehu kimik. Bujqësia në vendin tonë po përjeton një krizë ekonomike për shkak të shtrenjtimit të plehrave kimike ndërkohë që Erion Veliaj pas tenderit të shkurreve me vlerë 315 mijë euro që i dha kompanisë “Fusha” shpk merret edhe me specifikat e luleve.
Projeksionet e Kombeve të Bashkuara e rendisin Tiranën si qytetin me rritjen më të shpejtë ndër kryeqytetet europiane në tre vitet e fundit dhe megjithatë në Tiranë nuk është ndërtuar asnjë lulishte apo park i ri urban. Për çdo 100 hektarë të miratuara për ndërtime të reja, kryeqyteti ka vetëm 1000 m2 shesh rekreativ ndërkohë që për tenderin aktual kërkohen 1200 m2 për bar natyror.

Objektivi Strategjik Nr. 2 i “Planit të Veprimit Qyteti i Gjelbër”, miratuar nga bashkia në 2018, është mbjellja vjetore e 200,00 rrënjëve të reja deri në 2030 por 4 vjet pas premtimit “Planit të Veprimit Qyteti i Gjelbër”, ëndrra e gjelbër e Veliaj ka mbetur një premtim i pambajtur. Bashkia nuk ka arritur të mbjellë as 60 mijë pemët e para dhe hapësirat rekreative nuk mund të quhen sipërfaqe të gjelbëruara sepse janë të përbëra nga fusha sporti me bar dhe lodra plastike. Veliaj ka shpenzuar pafund për gjelbërimin por kryeqyteti vazhdon të humbasë gjelbërim, vetë kontratat për shtimin e gjelbërimit me pemë dhe bimësi duken kontradiktore.

Të dhënat e matjes së cilësisë së ajrit në Tiranë për vitin 2020 tregojnë se niveli i ndotjes ishte mbi normën e lejuar sipas raportit të “Co-Plan”. Shkaqet kryesore janë transporti dhe kantierët e ndërtimit ku ndotësit kryesorë janë grimcat PM10 dhe PM2,5 të cilat vijnë kryesisht nga shkarkimi i gazrave të automjeteve dhe kantierëve të ndërtimit.

Mungesa e tokës po pengon bashkinë për të ngritur një fidanishte komplekse, e domosdoshme për të prodhuar fidanët që duhet të furnizojnë Pyllin Metropolitan ndërkohë që kontratat për fidanë nuk ndalen ku vetëm në pak ditë janë firmosur 638 mijë euro për shkurre, fidanë dhe plehra kimikë.
Gjelbërimi i Tiranës është i domosdoshëm por planifikimi i kontratave me fondet publike dhe nxitimi për një punë që do kohë për rezultate nuk janë veprime që ndihmojnë procesin e menaxhimit të parave publike.

Kompania “Gjelbërimi 2000” shpk nuk e ka herën e parë që merr një tender që bie ndesh me procedurat e prokurimit publik. Vetëm nga bashkitë, kjo kompani ka fituar 6 tendera me flamur të kuq, të cilët kapin vlerën e 1,1 milionë eurove pa TVSH ku sipas Open Data Albania ka dyshime të forta për klientelizëm dhe favorizim të kompanisë.

Etiketa: 11 maj 2022Erion Veliajfadil shahinikryesore2tender pa gare

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Aksidenti te “Nënë Tereza”/ Në hetim tekniku e administratori, policia: Ashensori pësoi defekt

Aksidenti te “Nënë Tereza”/ Në hetim tekniku e administratori, policia: Ashensori pësoi defekt

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga
Aktualitet

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga

11:30 - 17/01/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Tiranë, për goditjen e Call Centera-ve. Burime për...

Lexo më shumë
38 mijë dollarë të fshehura në trup: 67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë

38 mijë dollarë të fshehura në trup: 67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë

11:15 - 17/01/26
Berisha denoncon: “Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i”

Berisha denoncon: “Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i”

10:59 - 17/01/26
Ekuadori shpall luftë bandave: 10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare

Ekuadori shpall luftë bandave: 10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare

10:45 - 17/01/26
SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

10:30 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com