GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gjenden dy predha, qytetarët në panik. Policia në vendngjarje

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy predhat janë gjetur në afërsi të urës së vjetër të Bunës brenda në ujë. Sipas burimeve të deritanishme një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.

Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë, por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të Bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.

Është ende e paqartë se cilës periudhë i përkasin dy predhat por dyshohet se mund të kenë shumë vite. Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Tashmë pritet ardhja e forcave.

XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.

Gjetja e dy predhave në ujërat e lumit Buna gjatë paradites së sotme ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që qëlluan rastësisht aty. Kjo nuk është hera e parë që në zona të ndryshme të qarkut Shkodër gjenden predha të përmasave dhe kohërave të ndryshme.

Ka patur raste që këto vite janë gjetur predha edhe të luftës së dytë botërore ashtu siç shumë të tjera kanë mbetur nga viti i mbrapshtë 1997 kur Shqipëria pësoi thuajse një luftë civile dhe depot e armëve u shpërthyen duke marrë në mënyrë të pakontrolluar mes të tjerave dhe qindra predha në mbarë Shqipërinë.

Një pjesë janë gjetur në mënyra rastësore si kjo e sotmja ndërsa mendohet se shumë të tjera vijojnë të jenë në lumenj, liqene apo edhe të groposura rrëze kodrave e maleve të ndryshme apo edhe tunele nëntokësore në gjithë vendin të lëna në harresë.

Gjithnjë ky lloj municioni është një rrezik për ata qytetarë të cilët i gjejnë sepse mundësia e shpërthimit të tyre është jo e vogël.

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Japin 2 milion euro për të shëruar foshnjën, stafi spitalor: Fëmija do ishte paralizuar

Japin 2 milion euro për të shëruar foshnjën, stafi spitalor: Fëmija do ishte paralizuar

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com