GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të kalojnë mbi 125 mijë euro,arrestohen 2 shoferë në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi? Arrestohet një vajzë në Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka sekuestruar mbi 125 mijë euro në Portin e Durrësit. Efektivët shprehen se paratë janë gjetur në sedilje të një mjeti.

Janë arrestuar dy shoferët e autobusëve, ku ndodheshin paratë.

Njoftimi:

Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, për goditjen e krimeve ndërkufitare.

Falë kontrolleve dhe bashkëpunimit efikas mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe inteligjencës informative të siguruar nga Policia e Shtetit, goditet, në hyrje të portit të Durrësit, një tjetër rast rast i mosdeklarimit të një shume të madhe eurosh.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”. Sekuestrohen 125 050 euro.

Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Etiketa: Durrësport

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Tenderi pa garë/ Llatja shpenzon 63 mln lekë për internet në zyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com