GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjenden mbi 14 mijë bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

10:18 - 05/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjenden mbi 14 mijë bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë asgjësuar mbi 14 mijë bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Mësohet se në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, policia ka kryer kontrolle nga ajri dhe toka, me ndihmën e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve.

Njoftimi i policisë

Vijojnë intensivisht, nga ajri dhe nga toka, kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të megaoperacionit policor anticannabis, të koduar “Territor i pastër”.
Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Si rezultat i kontrolleve, u gjetën dhe u asgjësuan 14 209 fidanë dhe bimë cannabisi.
Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 775 bimë cannabisi.
Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që ata hasin.
Etiketa: KanabisShkodër

Lajme të lidhura

PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual
Aktualitet

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

13:16 - 16/03/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
Para
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon dënimin me burg të ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Fshehu pasurinë, SPAK kërkon dënimin me burg të ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual
Aktualitet

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

13:16 - 16/03/26

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i Edi...

Lexo më shumë
Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

13:00 - 16/03/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26
Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin

12:00 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com