Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e djeshme (14 gusht) në liqenin në zonën e Lanabregasit në kryeqytet.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 50-vjeçari nuk është identifikuar ende teksa nga këqyrja paraprake lidhur me situatën nuk konstatohen shenja dhune në trupin e viktimës.
“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Discussion about this post