Një fëmijë 13-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Policia njoftoi se trupi i pajetë i 13-vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij, brenda automjetit në garazhin e banesës.
Njoftimi nga policia
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post