Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur pa shenja jete në një tokë pasditen e sotme.
Trupi i pajetë i Lefter Tolit u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar policinë më pas.
Në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë nga shkaqe natyrale.
Viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i kryhet autopsia mjeko-ligjore.
Discussion about this post