GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjendet një kukull, dyshohet e njërës prej vajzave! Alma Arrazi mund të mos jet hedhur nga ura por…/ FOTO

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet një kukull, dyshohet e njërës prej vajzave! Alma Arrazi mund të mos jet hedhur nga ura por…/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja dalin nga hetimet e tragjedisë së Shkodrës, ku Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në ujërat e lumit Drin me tre fëmijët e saj.

Prokuroria e Shkodrës dyshon se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë siç është menduar deri më tani, dhe kjo pasi është gjetur një kukullë e cila dyshohet se është e njërës prej vajzave.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.

Kukulla dhe trupi i vajzës së madhe i gjetur në bregun poshtë urës , bëri që forcat RENEA të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Ajo që dyshohet është se Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 prillit.

Në afërsi të vendit ku është gjetur kukulla erdhi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili bëri edhe një deklaratë duke dhënë lajmin e gjetjes së trupit të dytë.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve. Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me fëmijët e saj si dhe nuk ka asnjë dëshmitar që të ketë dëgjuar zhurma apo të bërtitura fëmijësh.

Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

 

Etiketa: alma arrazierdgys arraziKryesore1

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Tenderi 1.2 MLN Euro për qeset e gjakut/ Pazaret e Albana Koçiut me oligarkun denoncohen në KPP

Tenderi 1.2 MLN Euro për qeset e gjakut/ Pazaret e Albana Koçiut me oligarkun denoncohen në KPP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com