GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur, a ka lidhje me vrasjen e Lekstakajt?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet një makinë e djegur, a ka lidhje me vrasjen e Lekstakajt?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një makinë e djegur është gjetur në Gjadër të Lezhës. Brenda makinës raportohet se është gjetur edhe një armë zjarri.

Nuk dihet nëse ky automjet ka lidhje me vrasjen e ndodhur dje në Balldre ku u ekzekutua Nikolin Marku (Lakstakaj) 42 vjeç.

Policia ka nisur hetimet lidhur me automjetin e djegur, ndërsa arma e zjarrit do ti nënshtrohet ekspertizës.

Pasditen e së martës në Balldre të Lezhës u ekzekutua me armë zjarri Nikolin Lekstakaj, ndërsa policia tha se dyshonte për një vrasje me motive gjakmarrjeje.

Fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej 26 vitesh. Tre muaj më parë u ekzekutua në Shëngjin, në lokalin e tij, biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u qëllua nga një portugez, i pajtuar si vrasës me pagesë, ndërsa policia zbardhi ngjarjen, por pa mundur të arrestojë as ekzekutorin, as personat e tjerë të përfshirë në vrasje, si dhe porositësit.

Ndërkohë 3 muaj pas këtij krimi, u vra Nikolin Lekstakaj, i njohur ndryshe me nofkën “Toli”. Pikërisht gjakmarrja mes dy fiseve ka lindur prej viktimës së djeshme.

Një borxh prej 5 mijë lekësh, i marrë pikërisht nga “Toli” në vitin 1997 në një pikë karburanti, u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima.

I fundit që u ekzekutua pikërisht si pasojë e kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. Për këtë ngjarje, autoritetet thonë se porositës ishte Edmond Haxhia, nip i Lekstakajve.

Duket se autorët e kanë shënjestruar prej kohësh Lekstakajn, pasi ky nuk është atentati i parë i ngritur ndaj tij.

Raportohet se Lekstakaj, i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2012. Mësohet se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMË X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por Lekstakaj nuk pati dëmtime.

 

 

Etiketa: gjaderKryesore1makinaMisteriVrasje

Lajme të lidhura

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Republika Sërpska miraton ligjin që e bën shpifjen vepër penale

Republika Sërpska miraton ligjin që e bën shpifjen vepër penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për përhapjen e fushatave të reja të mashtrimit përmes mesazheve SMS, të njohura si...

Lexo më shumë
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com