GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjendet zemra e Saimir Sulës, por familja dhe prokuroria nuk e tërheqin: Duam garanci, të bëhet ADN-ja

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet zemra e Saimir Sulës, por familja dhe prokuroria nuk e tërheqin: Duam garanci, të bëhet ADN-ja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Teksa kanë kaluar mbi dy vite nga vdekja e 33-vjeçarit Saimir Sula në Spanjë dhe transportimi i tij pa zemër drejt Shqipërisë, ka detyruar Prokurorinë e Tiranës, të nisë një letërporosi të dytë në drejtim të autoriteteve të Drejtësisë Spanjolle. Ndryshe nga letërporosia e parë ku Prokuroria kërkonte përmbushjen e 10 detyrave, këtë herë akuza e kryeqytetit, i ka kërkuar spanjollëve që zemra e Saimir Sulës, t’i nënshtrohet një analize ADN-je.

Kjo lëvizje e prokurorisë, vjen pas një kërkese të bërë nga vetë familjarët e Saimir Sulës, të cilët kanë ngritur dyshime se zemra që mbahet në spitalin “Hospital Del Mar, mund të mos jetë e Saimir Sulës. Autoritet Spanjolle kanë konfirmuar se zemra e pacientit Sula që ndëroi jetë në muajin Maj 2020, ndodhet në një nga laboratorët e spitalit. Por deri në këtë fazë, organi nuk është tërhequr zyrtarisht nga prokuroria shqiptare, por edhe nga vetë familjarët e viktimës, të cilët duan të binden plotësisht se zemra i përket djalit të tyre Saimir Sula.

Pa u njohur me rezultat e analizës së ADN-së, autoritet Shqiptare s’mund të tërheqin zemrën nga spitali i Barcelonës. Rezulton se për këtë çështje, ku një shqipar i vdekur në Spanjë erdhi në Shqipëri pa zemrën në trup, prokuroria e Tiranës në 9 dhjetor 2020, rregjistroi një hetim. Dosja me Nr.6607 është rregjistruar për akuzën e “Shit-Blerjes së paligjshme të organeve”.

Mësohet se kjo çështje është bërë problem diplomatik, pasi një muaj më parë Ambasada Spanjolle në Tiranë, ka kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në Shqipëri. Kërkesa për tu informuar ka ardhur pak ditë, para se në Shqipëri të mbërinte në muajin Gusht 2022 kryeministri Spanjoll, Pedro Sanchez. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin “Hospital Del Mar” në Barcelonë Spanjë. Saimir Sula së bashku me motrën e tij, Majlindën, jetonin në këtë qytet prej vitesh. Në dosjen hetimore sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe ishte një përdorues droge. Pasditen e 8 majit 2020, Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital.

Atje u verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.

Teksa qëndronte në spital, ai i ka shkruar motrës mesazhe si: “…Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes…”.

Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, mjekët i komunikuan se vëllai i saj kishte ndëruar jetë.

Familja ka sjellë trupin e pajetë në Tiranë, për ti bërë ceremoninë e varrimit, por ka konstatuar se 33-vjeccari kishte ndërhyrje kirurgjikale në gjoks.

Pas autopsisë së bërë, u konstatua se në trupin e tij mungonte organi i zemrës.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ADNDenoncimElton Qynofamiljarekryesore2Saimir Sulaspanjë

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Inceneratorët/ Berisha deklaratë nga selia blu: Një mega-aferë prej 420 milionë eurosh

Inceneratorët/ Berisha deklaratë nga selia blu: Një mega-aferë prej 420 milionë eurosh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com