GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gjendet zgjidhja e krizës në Parlament!

15:33 - 16/02/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
(33) Kiko zbulon shqiptarët që festuan hareshëm festën e çlirimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, shumica në Parlament ka vendosur të mos përjashtojë më deputetë të opozitës, por të përjashtojë veten nga Kuvendi.
Komisioni Etikës kishte propozuar përjashtimin e plot 18 deputetëve të opozitës me akuzën për thyerje të etikës.
Deputetët e opozitës e konsideruan përjashtimin si dhunim të lirisë së fjalës të përfaqësuesve të popullit.
Vendimi i shumicës për t’u vetë përjashtuar nga Kuvendi, ka gjetur të papritur opinionin publik dhe komentatorët politikë nuk po dinë si të komentojnë këtë veprim të pa precendentë.
Burime nga shumica sqarojnë se lëvizja vjen për të paralizuar opozitën dhe për të shuar flakët e revolucionit që ka nisur.
“Ata na akuzojnë se nuk i lemë të flasim apo se i kufizojmë në dy minuta. Le të rrinë gjithë ditën në Parlament dhe të flasin nga mëngjesi në darkë”, tha një deputet i shumicës që luan shah gjatë debate të zjarrta në Kuvend.
“Dhe me këtë rast, shtoi ai, le të zgjidhin edhe çështjen se cila nga grupimet e opozitës ka shumicën”
Një deputet i opozitës tha se populli i ka zgjedhur për t’i kërkuar llogari qeverisë dhe nuk mund të shkojnë në Parlament për t’i kërkuar llogari vetvetes.
“Ne pranojmë të marrim përgjegjësit, nëse ky vendim i tyre nënkupton se ata pranojnë se kanë vjedhur fitoren në zgjehdjet e fundit parlamentare” – tha një deputet i opozitës.
Ky vendim ka gjetur të papërgatitur edhe diplomatët perëndimorë në Tiranë.
“Politika në demokraci do të thotë paraqitja e pikëpamjeve të ndryshme dhe debati për çështje me interes për votuesit. Nuk mund të themi se kemi demokraci, kur vetëm njëra palë flet, debaton, vendos dhe vulos”
Një diplomat skandinav tha se “ne kemi përvojë me konceprin dhe praktikën e qeverisë së pakicës, por nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për parlament të pakicës”.
Në Parlament pritej me interes një interpelancë me Kryeministrin për çështjen Mcgonigal. Por kjo kërkesë nuk mund të realizohet. Juristët e Kuvendit thonë se “kërkesa për interpelancë është bërë nga deputetët e opozitës. Në kushtet kur ata janë shumicë në Kuivend, nuk mund të quhen më deputetë të pakicës, kështu që kërkesa teknikisht është nul”.
Etiketa: DervishiLutfiOpinion

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Aktori i famshëm i vjen në ndihmë Turqisë

Aktori i famshëm i vjen në ndihmë Turqisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

Rreth 24 ton misër i importuar nga Greqia është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, pas inspektimeve...

Lexo më shumë
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com