GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha: Pensionet e pjesshme po lënë mijëra të moshuar në mjerim

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Pensionet e pjesshme po lënë mijëra të moshuar në mjerim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se pensionistët në Shqipëri po jetojnë në kushte të vështira ekonomike, ndërsa akuzoi qeverinë për thellimin e varfërisë dhe mungesën e politikave mbështetëse për të moshuarit.

Në tryezën e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”, Berisha tha se, mbi një e treta e popullsisë së vendit jeton në varfëri, duke theksuar se rreth 490 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme.

“Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por pension të pjesshëm, pra thërrime. Me çmimet e sotme ata bëjnë një jetë shumë të vështirë, në disa aspekte më të vështirë se në socializëm”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, rritja e pensioneve nuk ka ndjekur rritjen e çmimeve, sidomos të produkteve bazë dhe ushqimeve që, sipas tij, përbëjnë shpenzimet kryesore të pensionistëve.

 

Ai deklaroi se inflacioni real për shportën bazë të ushqimeve është shumë më i lartë se inflacioni zyrtar i raportuar nga qeveria.

 

“Thuhet se inflacioni është 2%, por inflacioni i ushqimeve mund të jetë 15%. Pensionisti të gjitha të ardhurat i shpenzon për ushqime dhe ilaçe”, tha Berisha.

Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju të pranishëm këtu, por dhe mbarë pensionistëve shqiptarë. Një përshëndetje për Dorin dhe Hysenin dhe falënderim për punën.

Sot trajtojmë një nga problemet më të dhimbshme, më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Trajtojmë problemin e pensioneve për mbi 1/3 e popullatës së vendit, e cila jeton në varfëri edhe po të jetë për pensionin që merr, në varfëri të skajshme. Mbase duhet të kemi parasysh një gjë, që rreth 490.000 pensionistë marrin pensione të pjesshme. Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por marrin pension të pjesshëm. Çka do të thotë, thërrime. Dhe po të kemi parasysh çmimet e tregut, ata kanë një jetë shumë, shumë të vështirë.

Kanë një jetë, në disa aspekte, më të vështirë se në socializëm. Ku, me aq sa merrnin, ato që ishin i blinin. Me ato çmime simbolike. Kurse sot çmimet nuk janë më simbolike. Çmimet janë krejtësisht të përcaktuara nga tregu. Dhe në Shqipëri, fenomeni, zhvillimi më negativ ka qenë ky, që rritja e rrogave dhe e pensioneve nuk ka ndjekur rritjen e çmimeve. Dhe, në Shqipëri, inflacioni, në tërësi, krahasuar me inflacionin selektiv, inflacionin, ta quajmë të shportës së mallrave më të domosdoshme, ushqimeve dhe mallrave më të domosdoshme për pensionistin. Ky inflacioni i dytë, në realitet, mund të jetë 10, 20 herë më i madh, më i lartë sesa inflacioni në tërësi.

Pra, po të marrësh, kemi të bëjmë me, në, në qoftë se i përdorim, kemi të bëjmë me një cinizëm shifrash të pashembullt. Themi se inflacioni ishte 2%, inflacioni i ushqimeve atë muaj mund të ketë qenë 15%. Po me këto pak para që ka, ai ato, ai të gjitha i ka të përqendruara në atë shportë. Ushqimet dhe atë s’e kap dot. Pra, është një gjendje jashtëzakonisht e rëndë. Është një gjendje absolutisht e papranueshme. Nuk ka shpërndarje më të pabarabartë të ardhurash sesa kjo.

Ka qëndrim më cinik. Dhe, është i tëri handmade, i bërë nga qeveria. Sepse, në vitin 2013, pensionet ishin sa ishin, po ishin më të lartat në rajon. Më të larta se në Serbi, më të larta se, që sot e ka, Serbia sot e ka 488 euro pensionin mesatar. Ishin më të larta se në Maqedoni, më të larta se në, se në Rumani, më të larta se në Bullgari. Ishin dy vende anëtare të Bashkimit Europian. Natyrisht, vazhdimi i këtij trendi duhet të ishte detyrim madhor absolut i qeverisë.

Qeveria çfarë bëri? Dyfishoi taksat. Qeveria pretendoi se po i indekson pensionet. Cili indeksim? Indeksimi me treguesin e inflacionit të përgjithshëm. Pensionistëve u del dy kokrra vezë. Po indeksimi me, me inflacionin selektiv nuk është konsideruar kurrë për ta. Ndaj dhe ata mbeten, mbeten, në vend numëro, ose me rritje shumë modeste, në një kohë kur çmimet u rritën mbi 100%. Në një kohë kur mallrat e asaj që quhet shportë, u bënë më të shtrenjta, jo se në Serbi, jo se në Maqedoni, apo Mal të Zi, por u bënë më të shtrenjta se në Itali, se në Greqi, se në Gjermani në disa raste. Plus, fatura e kujdesit shëndetësor për këta burra dhe gra. Pra, në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrën më të papërgjegjshme, pensionistët u zhytën gjithnjë e më thellë në mjerim.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën
Aktualitet

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

09:34 - 31/07/26
Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital
Aktualitet

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

09:19 - 31/07/26
Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes
Aktualitet

Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

08:59 - 31/07/26
Para
Deputetja Vokshi ndalohet nga Garda të shkojë te sekretaria/ Peleshi: Nuk i urdhëroj unë!

Deputetja Vokshi ndalohet nga Garda të shkojë te sekretaria/ Peleshi: Nuk i urdhëroj unë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26

Për vite me radhë, klubet më të mëdha të futbollit europian investuan shuma marramendëse për talentet e rinj, me synimin...

Lexo më shumë
Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

09:34 - 31/07/26
Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

09:19 - 31/07/26
Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

08:59 - 31/07/26
Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

08:38 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com