GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë/ Përmbyten rrugët, nëna dhe djali 5-vjeçar humbin jetën

08:14 - 25/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë/ Përmbyten rrugët, nëna dhe djali 5-vjeçar humbin jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmja e kaluar u kthye në gjendje të jashtëzakonshme në Pejë për shkak të motit të keq. Uji vërshoi me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Në videot që qarkullojnë nëpër rrjet duket një person i cili detyrohet të dalë nga dritarja e makinës pasi dera e saj ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.

Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurtë. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujrave.

Nuk dihet ende dëmet e shkaktuara, por nga shumë video në rrjetet sociale duket që uji ka depërtuar edhe nëpër dyqane.

Një nënë dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në Pejë të Kosovës si pasojë e përmbytjeve të mëdha që përfshinë vendin. Sipas policisë së Kosovës, fillimisht u raportua për fëmijën, vdekja e të cilit u konstatua edhe nga ekipi mjekësor i spitalit të Pejës.

Ndërsa për nënën e tij u raportua se ajo ishte zhdukur, por pas mesnatës u konfirmua se edhe gruaja kishte humbur jetën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fëmija ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook thotë se njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës ku e cilësoi gjendjen të rëndë.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë” shkruan Mehaj.

Situatë alarmante në Pejë/ Rrugët kthehen në lumenj pas

 

Etiketa: Kryesore1permbytjet ne Pejesituata e rendevdesin nene e bir

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Aksident i rëndë në Dhërmi, makina bie në humnerë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Dhërmi, makina bie në humnerë, 4 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com