GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjenerali amerikan: Sulmet e Rusisë në Ukrainë përbëjnë krim lufte

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjenerali amerikan: Sulmet e Rusisë në Ukrainë përbëjnë krim lufte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmet ajrore ruse mbi objektiva civile në Ukrainë janë vlerësuar krim lufte nga shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Njohësit e zhvillimeve në Ukrainë thonë se sulmet e fundit janë pjesë e një liste të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë. Materiali në vijim i korrespondentes së Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell gjithashtu detaje të reja nga lista e kërkesave për armatim që Ukraina ka për vendet e NATO-s.

Sulmet ruse me raketa mbi objektiva civile në Ukrainë, sipas shefit të shtatmadhorisë amerikane, janë krime lufte. “Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve. Ata kanë shënjestruar të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës. Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, vlerësoi Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Bashkimi Evropian e akuzoi gjithashtu Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës pasi raketat ruse vranë të paktën 26 njerëz. Rusia sulmoi me raketa mëngjesin e të hënës, duke goditur infrastrukturën civile si parqe, kryqëzime rrugësh të ngarkuara dhe termocentrale, jo objekte ushtarake.

“Është brutale. Është e pamoralshme”, tha presidenti Joe Biden. “Këto janë krimet e fundit në një listë vërtetë të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë, duke mos harruar Buçan, periferinë e Kievit, ku pas largimit të rusëve, u gjetën shumë varreza masive në Ukrainën lindore”, thotë Robert Hamilton, kolonel në pension dhe një bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme. Kërkesat urgjente të Ukrainës për armë dërguar udhëheqësve të NATO-s përfshijnë më shumë artileri të rëndë dhe më shumë armë të mbrojtjes ajrore. Gjermania ka dorëzuar sistemin e saj të parë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se SHBA do t’i dorëzojë Ukrainës dy Sisteme të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër NASAMS, brenda muajit të ardhshëm. NASAMS është i njëjti sistem që përdoret për të mbrojtur qiejt e kryeqytetit të SHBA-së. Kërkesë tjetër urgjente e Ukrainës për NATO-n janë edhe sistemet raketore të shumfishta, të afta për të lëshuar 12 raketa njera pas tjetrës, para se të kenë nevojë për t’u rimbushur. Armë të tilla konsiderohen vendimtare në kundërofensivën e Ukrainës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ukrainasit të kenë armët e nevojshme për të qenë të efektshëm. Rezultati i tyre është si në lindje ashtu edhe në jug, ku ukrainasit kanë rimarrë territore nga rusët”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti veprimet e Rusisë në javët e fundit si “përshkallëzimi më serioz i luftës që nga nisja e pushtimit në shkurt”.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet e fundit raketore të Moskës po bëhen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një sulmi me bombë të shtunën, ku u dëmtua ura strategjike që lidh Rusinë kontinentale me Gadishullin e Krimesë. Ushtria ruse e përdorur urën për të furnizuar forcat e saj në jug të Ukrainës. /Voa/

Etiketa: amerikangjeneralisulomet e Rusise

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Masakra e Klosit, vëllai i autorit zbulon dinamikën e vrasjes: Fiqiri Mjeshtri u ngrit në këmbë dhe…

Masakra e Klosit, vëllai i autorit zbulon dinamikën e vrasjes: Fiqiri Mjeshtri u ngrit në këmbë dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com