GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermanët zgjedhin të fikin dritat, pse kemi nevojë për errësirë?!

10:19 - 25/12/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermanët zgjedhin të fikin dritat, pse kemi nevojë për errësirë?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjermane këtë dimër i fikin disa drita natën, kjo jo vetëm kursen para dhe energji, por sjell edhe përfitim për shëndetin e njeriut, klimën dhe biodiversitetin. Kriza energjetike i ka nxitur qytetet në të gjithë Gjermaninë që të fikin dritat e natës në monumente dhe ndërtesat kryesore si bashkitë, muzetë dhe bibliotekat.

Në kryeqytetin Berlin, 200 monumente, duke përfshirë Monumentin e Fitores dhe Katedralen e Berlinit, mbeten të pandriçuara kur perëndon dielli.

Që nga 1 shtatori, Urdhëresa për Kursim të Energjisë ndalon zyrtarisht edhe ndriçimin e ndërtesave publike nga jashtë. Ndërkohë, tabelat e neonit mund të ndizen vetëm për disa orë në ditë.

Katedralja e Berlinit, godinat publike nuk ndriçohen gjatë natës si dikurKatedralja e Berlinit, godinat publike nuk ndriçohen gjatë natës si dikur.


Qyteti i Vajmarit në Gjermaninë qendrore ka kursyer energji gjatë muajve të verës duke ndezur dritat e rrugëve 30 minuta më vonë në mbrëmje dhe duke i fikur ato 30 minuta më herët. Por përtej kursimit të energjisë dhe parave, qytetet më në errësisë kanë shumë ndikime pozitive si për klimën ashtu edhe për biodiversitetin.

Dritat e fikura ndihmojnë kundër ndotjes së ajrit

Shoqata Ndërkombëtare Dark-Sky, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, vlerëson se rreth një e treta e të gjithë ndriçimit të jashtëm që konsumohet gjatë natës nuk ka asnjë përfitim.

Edhe përpara krizës globale të energjisë dhe çmimeve më të larta, fikja e këtij ndriçimi të panevojshëm do të kursente 3 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro) në vit dhe gjithashtu do të ndihmonte në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të dëmshme që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Në Indi, për shembull, ndriçimi i tepërt lëshon 12 milion ton dioksid karboni në vit, sipas ekspertit të ndryshimeve klimatike Pavan Kumar nga Universiteti Qendror Bujqësor Rhani Lakshmi Bai në shtetin e Uttar Pradesh. Kjo është e barabartë me rreth gjysmën e emetimeve totale të prodhuara nga trafiku ajror dhe detar i Indisë çdo vit.

Sot, më shumë se 80% e njerëzve në mbarë botën jetojnë nën qiell të ndotur nga dritat. Në Evropë dhe SHBA, shifra është deri në 99%, që do të thotë se njerëzit nuk përjetojnë më errësirë të vërtetë. Në Singapor, për shembull, netët janë bërë aq të ndritshme saqë sytë e njerëzve tani përpiqen të përshtaten me errësirën e vërtetë.

Pse na duhet errësira

Përveç përfitimit të mjedisit, errësira e mjaftueshme gjatë natës është e mirë për shëndetin e njeriut. Studimet kanë treguar lidhjen midis dritës artificiale dhe dëmtimit të syrit, pagjumësisë, obezitetit dhe në disa raste, depresionit. Këto efekte anësore lidhen me mungesën e melatoninës, një hormon që lirohet kur errësohet.

Berlini në ditët e Krishtlindjes, pavarësisht masave të kursimit gjatë festave të Krishtlindjeve qytetet u dekoruan me dritaBerlini në ditët e Krishtlindjes, pavarësisht masave të kursimit gjatë festave të Krishtlindjeve qytetet u dekoruan me drita.

“Kur ne nuk e marrim atë hormon kur nuk e prodhojmë atë hormon, sepse jemi të ekspozuar shumë ndaj dritës në banesën tonë, ose si punëtor me turne, atëherë e gjithë puna e këtij sistemi të orës biologjik bëhet problematike,” tha Christopher Kyba, shkencëtar në Qendrën Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencën.

Një studim i vitit 2020 nga SHBA tregon se fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në zona me dritë artificiale të bollshme flenë më pak dhe vuajnë më shpesh nga problemet emocionale.

Futja e dritës artificiale është “një nga ndryshimet më dramatike që kemi bërë në biosferë”, tha Kyba. Gjatë gjithë evolucionit “kishte një sinjal të vazhdueshëm që vinte nga mjedisi,” shpjegon ai. “Kjo është ditë, kjo është natë, ky është muaji hënor. Në zonat që përjetojnë ndotje të fortë nga drita, ai sinjal është ndryshuar në mënyrë dramatike.”

Shkencëtarët vlerësojnë se planeti ynë po bëhet çdo vit 2% më i ndritshëm. Pra, zbehja ose fikja e pjesshme e dritave të rrugëve mund të jetë hapi i parë për të luftuar ndotjen nga drita. Kjo është përkundër rregulloreve që mendojnë se errësira ndikon në shkallën e aksidenteve ose krimit, një supozim që kundërshtohet nga një studim në Angli dhe Uells.

Kafshët dhe bimët gjithashtu e pëlqejnë errësirën

Specie të tjera gjithashtu përpiqen të përshtaten me përdorimin e dritës artificiale gjatë natës. Koralet, për shembull, nuk riprodhohen si zakonisht; zogjtë shtegtarë mund të humbasin ndjenjën e orientimit dhe breshkat e sapodala nga veza janë gjetur duke ecur në brendësi të tokës, ku ngordhin, në vend që të rrëshqasin drejt detit.

Insektet gjithashtu preken. Një studim tregon se rreth 100 miliardë insekte nate vdesin në Gjermani çdo verë si rezultat i ndriçimit artificial.

Zakonisht të varur nga hëna për orientim, disa insekte shpërqendrohen aq shumë nga dritat e ndritshme të rrugëve, për shembull, saqë fluturojnë rreth tyre gjatë gjithë natës. Lodhja që pason mund t’i bëjë ata pre e lehtë për grabitqarët, të ndërhyjë në riprodhimin e tyre ose t’i vrasë plotësisht.

Disa studime të fundit kanë treguar se bimët që rriten pranë dritave të rrugëve pjalmohen dukshëm më rrallë gjatë natës dhe japin më pak fruta sesa kur të njëjtat bimë rriten diku tjetër në errësirë. Edhe pemët e ndjejnë ndikimin e dritës gjatë natës – ato prodhojnë sytha më herët dhe gjethet e tyre bien më vonë./DW

Etiketa: EuropeGjermaniPolitike

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
Shifra të çmendura, personazhet më të paguar në Instagram për 2022

Shifra të çmendura, personazhet më të paguar në Instagram për 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com