GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Berlini vijon të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri. I pyetur për to nga DW, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul zgjodhi te fliste për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe parakushtet e procesit të anëtarësimit. “Për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, e dini se Gjermania është një mbështetëse e fortë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Por anëtarësimi mund të realizohet vetëm në varësi të përparimit në përafrimin me acquis-in e Bashkimit Evropian.

Kjo shqyrtohet në një procedurë shumë të hollësishme”, tha Wadephul të premten, më 10 korrik 2026, në Berlin, pas një takimi me homologun e tij slloven Tone Kajzer.  Me acquis-in e BE-së kuptohet tërësia e rregullave, ligjeve dhe detyrimeve që duhet të zbatojë një vend anëtar.

Hapja e grupkapitujve nuk është përfundimi i procesit

Wadephul përmendi hapjen e disa grupkapitujve të rinj në negociatat me Shqipërinë. Gjermania e ka mbështetur këtë hap, por ministri paralajmëroi se hapja e tyre nuk duhet ngatërruar me përfundimin e negociatave.

“Për Shqipërinë janë hapur tani disa grupkapituj të rinj. Gjermania e ka mbështetur këtë. Por hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se ata janë mbyllur.”  tha Wadephul. “Kjo është detyrë e Komisionit dhe atje procesi është në duar të mira. Kur të ketë rezultate, qeveria federale mund të mbajë qëndrim. Sot kjo ende nuk është e mundur”, shtoi ai. Megjithatë, rëndësia gjeopolitike e zgjerimit nuk i zëvendëson kriteret e anëtarësimit.

Image

Edhe ministri i Jashtëm slloven Tone Kajzer tha se vendi i tij dhe Gjermania ndjekin të njëjtën linjë: “Ne e mbështesim zgjerimin si një nga prioritetet e qeverisë së re, por mbi bazën e përparimit dhe përmbushjes së kritereve”, tha ai. Ministri slloven theksoi gjithashtu përvojën e vendit të tij nga procesi i anëtarësimit në BE. “Ne kemi ende njëfarë përvoje nga koha kur Sllovenia iu bashkua Bashkimit Evropian. Edhe në këtë fushë do të bashkëpunojmë më intensivisht me Gjermaninë”, tha ai.

Samiti i NATO-s: vendi është përcaktuar, data jo

Një pyetje tjetër e DW-së lidhej me samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri, por koha e saktë nuk është vendosur ende.

Wadephul nuk shprehu kundërshtim ndaj Shqipërisë si vend pritës, por la të hapur nëse samiti do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Çështjen nëse dhe kur do të zhvillohen samite ia lë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që ta diskutojë dhe negociojë me vendet partnere. Kam thënë edhe para samitit të fundit se Gjermania është e hapur. Ne nuk jemi dogmatikë në këtë çështje”, tha ai.

“Mund të ketë sërish një samit vitin e ardhshëm, por samitet vjetore nuk kanë qenë normale në historinë e NATO-s. Zakonisht ato janë zhvilluar në një ritëm dyvjeçar ose pas disa vitesh”, shtoi Wadephul.

Sipas tij, vendimi do të varet edhe nga situata e sigurisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.

 

Etiketa: GjermaniintegrimKryesore1standarte

Lajme të lidhura

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…
Breaking Views

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26
PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve
Breaking Views

PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve

17:15 - 31/07/26
Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari
Aktualitet

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

15:55 - 31/07/26
Para
Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji

Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli - Norvegji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…
Breaking Views

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

Banorë të bashkive të cilat sipas hartës territoriale të propozuar nga PS, shkrihen, e kundërshtuan këtë projekt, duke thënë se...

Lexo më shumë
PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve

PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve

17:15 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

15:55 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com