GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermani, një ndër katër persona me prejardhje emigrantësh

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, një ndër katër persona me prejardhje emigrantësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindërit emigrantë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave kjo shifër është 6.5 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Si rezultat përqindja e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë në popullsinë e Republikës Federale të Gjermanisë u ngjit nga 23 përqind në 2021 në 24,3 përqind vitin e kaluar. Sidomos ardhja e refugjatëve nga Ukraina, Siria dhe Afganistani bënë që kjo përqindje e popullsisë të rritet, njofton Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.  Përqindja në popullsi e të emigruarve drejtpërdrejt u rrit me 7.3 për qind duke kaluar numrin e atyre që kanë lindur në Gjermani si pasardhës prindërish emigrantë, të cilët përbëjnë 4 përqind të popullsisë.

Bazë për këto shifra është mikrocensusi i fundit. Ai është një anketim statistikor, që ndryshe nga regjistrimi i madh i popullsisë kryhet në intervale më të shkurtra dhe në sondazhe më të vogla. Si njerëz me histori migrimi Zyra Federale përcakton personat, që kanë emigruar vetë në Gjermani që prej vitit 1950 – i ashtuquajturi brezi i parë – si dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, të quajtur edhe brezi i dytë.

Më shumë migrantë meshkuj se femra

Rreth tre të katërtat e 20,2 milionë njerëzve me histori migracioni kanë ardhur vetë në Gjermani që nga viti 1950. 4,9 milionë vetë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të këtyre emigrantëve. Në pjesën mashkullore të popullsisë përqindja e emigrantëve ishte pak më e lartë me 24,8 për qind sesa tek gratë me 23.8 për qind. Me një moshë mesatare prej 29.9 vjeç ata që emigruan pas vitit 2013, janë dukshëm më të rinj se popullsia pa sfond emigracioni, mosha mesatare e së cilës është 47 vjeç.

Në periudhën prej vitit 2013 shumica e emigrantëve, me 16 për qind, kanë ardhur nga Siria. Rumania pason me shtatë për qind dhe Polonia me gjashtë për qind. Ukraina është në vendin e katërt me një pjesëmarrje prej pesë përqind, megjithëse sipas Zyrës Federale ukrainasit, që emigruan vitin e kaluar, nuk janë përfshirë ende plotësisht në mikrocensus.

Arsyet më të rëndësishme të imigrimit në periudhën prej vitit 2013 ishin arratia, azili dhe mbrojtja ndërkombëtare me një përqindje prej 27,9 për qind. Më pas me një kuotë prej 24,2 për qind vinte imigracioni për arsye punësimi dhe bashkimi familjar me 23.9 për qind. Pak më shumë se tetë për qind e të emigruarve që nga viti 2013 kanë ardhur në Gjermani kryesisht për studime ose trajnime dhe kualifikime të mëtejshme.

Më shumë njerëz me sfond migracioni

Përqindja e njerëzve me sfond migracioni në popullsinë gjermane është edhe më e madhe.

Vitin e kaluar ishin 28,7 për qind ose 23,8 milionë vetë. Sipas përkufizimit të Entit Federal të Statistikave një person ka sfond migrimi, nëse ai ose të paktën njëri prind nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Më shumë se gjysma e 12,2 milionë gjermanëve me prejardhje migracioni kanë shtetësi gjermane që nga lindja. Ata kanë sfond migracioni, sepse të paktën njëri prind është i huaj, është i natyralizuar, është gjerman përmes birësimit ose i riatdhesuar. Gjithsej 23 për qind kanë ardhur në Gjermani si të riatdhesuar, 22 për qind janë natyralizuar./DW

Etiketa: Gjermanimigrante

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Kush ‘rrëmben’ finalen e madhe? Luizi e Dea përballë njëri-tjetrit

Kush ‘rrëmben’ finalen e madhe? Luizi e Dea përballë njëri-tjetrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
Breaking Views

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26

Qindra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të shpalljes së vendimit...

Lexo më shumë
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26
Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

20:27 - 15/09/26
“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

20:07 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com