GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermani, rriten krimet me natyrë fetare

20:22 - 23/05/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, rriten krimet me natyrë fetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekstremizmi i djathtë, ekstremizmi i majtë, antisemitizmi, islamizmi: Shifrat e kriminalitetit me motive politike janë në rritje në Gjermani.

Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rritje, thuhet në bilancin vjetor për vitin 2023 të bërë publik nga Ministria e Brendshme dhe Enti Federal i Kriminalisitikës. Arsyeja: edhe në Gjermani ndihen pasojat e sulmit terrorist të Hamasit radikal-islamik ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe të luftës që pasoi në territorin e Gazës.

“Gjendja në Lindjen e Mesme ka influencuar në të gjitha nivelet me veprime të radikalizuara në Gjermani – me rritjen e qendrimeve antisemitiste, protestave në rrugë dhe rritjen e kriminalitetit me motive politike. Potenciali i përshkallëzimit është i madh.” Kështu u shpreh përmbledhtas presidenti i Entit Federal të Kriminalistikës Holger Münch, lidhur me këto zhvillime, kur bashkë me ministren e Punëve të Brendshme Nancy Faeser, prezantuan në Berlin raportin me rastet e regjistruara gjatë vitit 2023.

Mbi 60.000 akte penale të regjistruara me motive politike

“Ata, që mbjellin indinjatë dhe urrejtje në shoqërinë tonë, janë bërë edhe më të zhurmshëm. Urrejtja në rrjet ka shpërthyer edhe më tej”, thotë ministrja socialdemokrate Faeser. Për herë të parë numri i të gjitha akteve të regjistruara arrin në mbi 60.000 – një rritje me rreth 1100 akte më shumë se në vitin 2022 dhe dyfish më shumë se vite më përpara.

Shumica e rasteve të regjistruara kanë të bëjnë me kundërvajtje propagandisktike. Në statistikën aktuale këto raste përbëjnë rreth një të tretën. Ndër to bie në sy kryesisht përdorimi i simboleve të organizatave antikushtetuese, si kryqi i thyer i nacionalsocialistëve. Por edhe nxitja e urrejtjes në popull, fyerjet dhe dëme materiale bëjnë pjesë në statistikë me kuota nga 13 deri në 15 përqind.

Rreziku më i madh vazhdon të mbetet ekstremizmi i djathtë: Gati gjysma e të gjitha akteve penale vjen nga radhët e këtij grupi. “Në asnjë sektor tjetër numri i viktimave nuk është kaq i lartë sa në rastin e ekstremizmit të djathtë”, thekson ministrja e Brendshme Faeser. Për të shqetësim të madh përbëjnë sulmet ndaj zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve. Prej dhunës ndaj tyre janë të prekura të gjitha partitë.

Në fokus janë gjithnjë e më shumë edhe ekstremizmi i majtë dhe islamizmi. Sikurse theksoi ministrja Faeser, këto janë veprime, që drejtohen kundër shoqërisë sonë të hapur dhe të lirë. “Janë vepra, që drejtohen kundër dinjitetit të njeriut dhe kundër demokracisë sonë.” Organet e rendit dhe të sigurisë do të veprojnë me të gjitha instrumentat ligjore në dispozicion për të parandaluar dhunën dhe veprimet ekstreme.

Etiketa: Gjermanikrimet fetare

Lajme të lidhura

Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën
Botë

Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën

14:22 - 16/02/26
Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte
Aktualitet

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte

14:30 - 14/02/26
E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve
Aktualitet

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26
Para
Vendimi i Gjykatës së Lartë për Berishën, Paloka: Skandal! U shkel Ligji

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Berishën, Paloka: Skandal! U shkel Ligji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken
Ekonomi & Sociale

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken

19:58 - 16/02/26

Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e...

Lexo më shumë
SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit

SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit

19:46 - 16/02/26
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë

19:39 - 16/02/26
“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës

“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës

19:31 - 16/02/26
Berisha mesazh Ramës: Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri

Berisha mesazh Ramës: Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri

19:20 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com