GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania do të importojë gaz nga Iraku

09:31 - 14/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania do të importojë gaz nga Iraku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz angazhohet për furnizimet me gaz nga Iraku. Ndërsa në Irak shpresohet për investimet gjermane në sektorin e energjisë.

“Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani”, tha kancelari Olaf Scholz pas një takimi me kryeministrin e ri të Irakut, Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin. Importet e gazit mund të shpërndahen nga Gjermania edhe më tej në vende të tjera europiane.

Scholz theksoi, se Gjermania nuk do të jetë sërish e varur vetëm nga një furnizues gazi si dikur me Rusinë. Nga Rusia përpara sulmit ndaj Ukrainës furnizohej më shumë se gjysma e importeve gjermane të gazit. Tani Gjermania nuk mer më gaz nga Rusia.

Iraku do të kthehet në eksportues të gazit

Al-Sudani theksoi qëllimin e vendit të tij, që të avancojë edhe më tej eksportin e gazit nga Iraku. “Ne kemi plane ambicioze për përdorimin e gazit, që shoqëron prodhimin e naftës dhe digjet gjatë këtij procesi”, tha kryeministri irakian. “Ne e kemi paraqitur këtë mundësi dhe kemi ftuar sipërmarrjet gjermane të investojnë në këtë sektor.”

Asnjë vend tjetër në botë nuk është kaq shumë i varur nga të ardhurat prej naftës sa Iraku. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Iraku është vendi i pestë në botë për prodhimin e naftës. Edhe gazi eksportohet përmes terminalit LNG të të Basra Gas Company të hapur në vitin 2022.

Në kuadër të kësaj vizite Siemens Energy dhe ministri irakian e Energjetikës Siad Ali Dahil nënshkruan një deklaratë rakordimi për zgjerimin e infrastrukturës së furnizimit me energji në Irak. Konkretisht Siemens Energy do të zgjerojë centralet që punojnë me energji fosile dhe të rigjenerueshme. Projektet synojnë të reduktojnë ndërprerjet e vazhdueshme të elektricitetit në Irak dhe të ulin emisionet e dioksidit të karbonit.

Iraku vuan vazhdimisht nga furnizimi i keq me elektricitet duke pasur ndërprerje të vazhdueshme. Kjo krahas gjendjes së vështirë ekonomike dhe korrupsionit janë arësyet për protetstat e vazhdueshme, që e kanë tronditur këtë vend vitet e fundit./DW

Etiketa: gazGjermaniIrak

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Tregtonte gaz dhe fshihte të ardhurat, arrestohet 21-vjeçari

Tregtonte gaz dhe fshihte të ardhurat, arrestohet 21-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com