GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjermania goditet rëndë pasi investimet e huaja bien në Europë

12:25 - 03/05/24
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania goditet rëndë pasi investimet e huaja bien në Europë

The skyline with its financial district is photographed on early evening in Frankfurt, Germany, October 5, 2018. REUTERS/Kai Pfaffenbach/Files

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimet e huaja direkte (FDI) në Europë, ranë me 4% vitin e kaluar, ku Gjermaninë pati një rënie të mprehtë prej 12% në projekte, mes shqetësimeve për ngadalësimin e saj ekonomik dhe sigurinë e energjisë, zbuloi një sondazh nga grupi i shërbimeve profesionale Ernst & Young.

Ishte rënia e parë vjetore e numrit të projekteve europiane të FDI-ve të regjistruara, që nga pandemia COVID-19, pas fitimeve të vërejtura si në vitin 2021 ashtu edhe në 2022. Investimet e huaja në rajon, tani janë 14% më të ulëta se në kulmin e tyre në 2017.

Kompanitë e anketuara, përmendën çmimet e paqëndrueshme të energjisë, politikën e brendshme të trazuar dhe rrjedhën e qëndrueshme të rregulloreve të reja europiane, në fusha që variojnë nga inteligjenca artificiale, qëndrueshmëria dhe mbrojtja e të dhënave, midis shqetësimeve të tyre.

Partnerja Menaxhuese e zonës së EY EMEIA Julie Teigland, tha se ritmi i dukshëm i rregullimit, që po vinte në qarkullim, po krijonte sfida të frikshme të pajtueshmërisë, veçanërisht për kompanitë më të vogla.

“12 muajt e fundit, do të jenë ndoshta periudha më e madhe e rregullimit në historinë e BE-së”, tha Teigland.

“Ne nuk po themi se rregullimi është i keq, por t’u lejosh SME-ve (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme), kohë për t’u përshtatur, do të jetë e rëndësishme,” shtoi ajo.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, ranë dakord në parim këtë muaj, për një grup të gjerë reformash, që synojnë rigjallërimin e ekonomisë së bllokut, por ekspozuan dallimet në lirimin e parave të nevojshme për ta bërë këtë.

Këto reforma, varionin nga thellimi i tregut të vetëm të BE-së, dhe nxitja e më shumë kërkimeve, deri te krijimi i një tregu të unifikuar të energjisë.

Në sondazhin e EY, Franca kryesoi listën e investimeve të huaja, edhe pse numri i projekteve të investimeve ra me 5% – megjithëse ende krijon 4% më shumë vende pune, krahasuar me një vit më parë.

Britania e kaloi Gjermaninë, duke zënë vendin e dytë, me rritje prej 6% në projektet e FDI-ve në vitin 2023. Kjo erdhi pas një rënie të krahasueshme një vit më parë, mes shqetësimeve për pengesat tregtare dhe mungesat e fuqisë punëtore, të lidhura pjesërisht me Brexit.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, goditi fort FDI-të në vendet kufitare: Rumania pati një rënie prej 13%, Finlanda 32%, Letonia 31% dhe Lituania 40%. / Reuters

Etiketa: ekonomiGjermania

Lajme të lidhura

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Para
“Abissnet Superiore” për vajza, takimet e para të “Final 4” luhen të premten

“Abissnet Superiore” për vajza, takimet e para të “Final 4” luhen të premten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

Ndërpritet përkohësisht ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias në Rrogozhinë. Skuadra e Tetovës braktisi fushën e lojës në minutën e 71-të,...

Lexo më shumë
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com