GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar nga India

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar nga India
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania dëshiron të rrisë imigrimin e ekspertëve të IT nga India, tha kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij në Indi. Por a është Gjermania mjaft tërheqëse për fuqinë e kualifikuar punëtore?

“Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes së vizave të punës. Përveç modernizimit të ligjit, ne duam të modernizojmë edhe burokracinë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një turneu në metropolin teknologjik Bangalore në jug të Indisë. Kancelari tha se “Gjermania ka nevojë për shumë ekspertë të ITpër të ruajtur zhvillimin e industrisë së softuerëve.”

Gjuha nuk është e domosdoshme

Scholz tha se ndryshimet ligjore mund të lehtësojnë ardhjen jo vetëm të profesionistëve, por edhe të familjeve të tyre. Në Gjermani do të mund të vini edhe pa kontratë të mëparshme pune, tha ai. Scholz theksoi se problem nuk duhet të jetë as mosnjohja e gjuhës gjermane. “Shumica e atyre që punojnë në degën e IT flasin anglisht. Gjermanishtja mund të mësohet më vonë”, tha Scholz.

Megjithatë, ambasada gjermane në Indi aktualisht lëshon vetëm 2.500 deri në 3.000 viza pune në vit, kryesisht në sektorin e IT. Dëshira është që ky numër të rritet ndjeshëm. “Jam i sigurt se shumë prej jush do të shfrytëzojnë rastin dhe do të pranojnë një punë në Gjermani. Ne kemi nevojë për ekspertë në të gjithë sektorët,” tha Scholz ndërsa vizitoi një degë të kompanisë gjermane të softuerëve SAP në Bengalore të dielën.

Nëndetëset gjermane për Indinë

Një ditë më parë, Scholz ra dakord me kryeministrin e Indisë Narendra Modi për të forcuar marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian në njërën anë dhe Indisë në anën tjetër. Të dy njoftuan se do të angazhohen për përfundimin e një marrëveshje të tregtisë së lirë midis BE-së dhe Indisë sa më shpejt të jetë e mundur. Në sfond është dëshira e Gjermanisë për të reduktuar varësinë e saj nga Kina, fqinji dhe konkurrenti kryesor i Indisë. “Ne duhet të përfitojmë nga potenciali që shtrihet në Indi,” tha Scholz. Megjithatë, investitorët gjermanë, kryesisht nga industria e automobilve, janë ankuar për vite me radhë për proteksionizmin dhe një qëndrim neglizhues ndaj kompanive nga jashtë.

Scholz gjithashtu ra dakord me Modin për të intensifikuar bashkëpunimin ushtarak. Siç raportohet nga disa agjenci, India dëshiron të blejë gjashtë nëndetëse konvencionale me vlerë gati pesë miliardë euro nga Gjermania. ThyssenKrupp Marine System do të përfitonte më së shumti nga “marrëveshja”.

Dëshira e Perëndimit është të bindë Indinë, e cila vazhdon të ketë marrëdhënie miqësore me Rusinë, të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës. India është kryesisht e varur nga burimet e energjisë ruse, të cilat i blenë me çmime të lira.

 

 

Etiketa: GjermaniIndipunetore

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Bruksel, starton takimi i shumëpritur Kurti-Borrell-Lajçak

Bruksel, starton takimi i shumëpritur Kurti-Borrell-Lajçak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com