GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania kërkon t’i blejë Zvicrës tanke Leopard 2

15:20 - 03/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania kërkon t’i blejë Zvicrës tanke Leopard 2
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania i ka kërkuar Zvicrës që t’ia shesë asaj disa nga tanket e veta Leopard 2, tha qeveria zvicerane në 3 mars, përmes një marrëveshjeje që mund të lejojë Gjermaninë dhe vendet e tjera të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Gjermania kërkon që Zvicra të shesë disa nga tanket te prodhuesi original i tyre, Rheinmetall, i cili do t’i lejonte kompanisë të mbështesë zbrazëtitë e krijuara në Bashkimin Evropian dhe tek anëtarët e NATO-s.

Gjermania, Polonia, Portugalia, Finlanda dhe Suedia janë ndër vendet që po dërgojnë tanke Leopard për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus, duke krijuar boshllëqe në arsenalet e tyre.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck, informuan ministren zvicerane të Mbrojtjes Viola Amherd për projektin, përmes një letre të dërguar më 23 shkurt.

Politikanët gjermanë i kërkuan homologes së tyre zvicerane që të pajtohej me shitjen, me garancinë që tanket zvicerane nuk do të transferoheshin në Ukrainë. “Nuk do të kishte asnjë transferim të mëtejmë të tankeve në Ukrainë”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Zvicrës.

Sipas ligjeve të saj të neutralitetit dhe një embargoje të veçantë për armët, Zvicra e ka të ndaluar të dërgojë armë direkt në Ukrainë. Ministrja zvicerane e Mbrojtjes, Viola Amherd, u përgjigj përmes një letre më 1 mars se një shitje e mundshme e një pjese të flotës së tankeve zvicerane do të kërkonte që Parlamenti zviceran të deklaronte zyrtarisht se tanket janë jashtë shërbimit.

“Diskutimet për këtë çështje aktualisht janë duke u zhvilluar në Parlament”, shtoi zyrtari i ministrisë. Ushtria zvicerane aktualisht ka 134 tanke Leopard 2 në shërbim dhe një 96 të magazinuara. Qeveria nuk bëri të ditur numrin e tankeve që Gjermania ka kërkuar t’i blëjë, por zyrtari zviceran tha se një gjë e tillë mund të bëhej me një numër të kufizuar të tankeve.

Asnjë informacion nuk u dha se kur Parlamenti zviceran mund të vendosë për këtë çështje, megjithëse qeveria tha se do të komentojë më tej këtë çështje të hënën, më 5 mars. Zvicra më parë ka bllokuar kërkesat e Gjermanisë, Spanjës dhe Danimarkës për të lejuar ri-eksportimin e municioneve të prodhuara në Zvicër, në Ukrainë.

Por çështja po bëhet gjithnjë e më përçarëse në Zvicër, ku duket se Ukraina ka mbështetje të gjerë në publik dhe politikë, duke bërë që të shtohet presioni ndaj qeverisë për t’i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Thirrjet nga fqinjët evropianë për Zvicrën për të lejuar transferime të tilla në Kiev janë shtuar, dhe dy komitetet e sigurisë së Parlamentit kanë rekomanduar që rregullat të lehtësohen. /Rel/

Etiketa: GjermaniaLeopard 2tanke

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
FOTO/ Karadashian ekspozon linjat e saj bombastike

FOTO/ Karadashian ekspozon linjat e saj bombastike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat...

Lexo më shumë
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com