GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Gjermania kishte nevojë”, Merkel mbron vendimin për furnizimin me gazin rus

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Angela Merkel fiton çmimin “Nobel” për paqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur vendimet që ka marrë për blerjen e gazit natyror nga Rusia, sa ka udhëhequr Gjermaninë. Duke folur nga Lisbona, Merkel ka thënë se “ju gjithmonë veproni varësisht në kohën që jeni” dhe që nuk pendohet për vendimet e saj.

Ajo ka thënë se është e qartë që Gjermania ka pasur nevojë për shumëllojshmëri të furnizuesve të energjisë, teksa ka nisur të heqë dorë nga prodhimi i energjisë bërthamore dhe asaj me thëngjill.

Merkel ka thënë se “sipas perspektivës së asaj kohe, ka qenë shumë racional dhe i kuptueshëm furnizimi përmes gazsjellësve, përfshirë atyre rusë, që kanë bartur gazin në çmim më të lirë sesa vendet tjera në botë”. Sipas saj, “edhe në kohën e Luftës së Ftohtë, Rusia ka qenë furnizuese e besueshme e energjisë”.

Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë nga viti 2005 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2021. Gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 ka bartur gazin drejtpërdrejt nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik. Qeveria e saj e ka miratuar edhe gazsjellësin paralel, Rrjedha Veriore 2, pavarësisht kundërshtimeve të shteteve në qendër dhe lindje të Evropës, si dhe Shteteve të Bashkuara.

Rrjedha Veriore 2 nuk është funksionalizuar kurrë, sepse kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ndalur procesin e certifikimit të gazsjellësit, pak para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. “Ky sulm brutal i Rusisë përbën ndryshim, përbën pikë kthese, dhe Qeveria e re, natyrisht se duhet të merret me të, dhe është duke vepruar ashtu”, ka thënë Merkel.

Gjermania është duke punuar për të ulur varësinë ndaj gazit rus, prej nisjes së luftës në Ukrainë, derisa Rusia i ka zvogëluar furnizimet drejt Gjermanisë – përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 – prej muajit qershor. Moska ka cituar probleme teknike për zvogëlimin e furnizimeve, por zyrtarët gjermanë kanë thënë se arsyetimet e saj shërbejnë si mbulesë për motivin politik.

Të enjten ajo e ka bërë të qartë se mbron vendimin e saj të vitit 2011, për të ndalur punën e reaktorëve bërthamorë në Gjermani deri në fund të vitit 2022, dhe se nuk komenton debatin brenda koalicionit të Scholzit, nëse puna e tyre do të vazhdojë përtej asaj date.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

Etiketa: gaziMERKELrus

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
SHBA-ja thirrje Qeverisë Kurti: Zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit

SHBA-ja thirrje Qeverisë Kurti: Zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com